Apollon Baçe: Fatkeqësitë natyrore – dhuratë që u bën natyra diktatorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-Politika post-Covid/ Kush humbi dhe kush fitoi nga epidemia?!

“Dhurata më e madhe që u bën natyra diktatorëve të vegjël janë fatkeqësitë natyrore. Ky dhe është apogjeu, maksimumi i Ramës”. Akademiku Apollon Baçe në analizë për gazetën” Fjala” thotë se epidemia e koronavirusit nxori në pah tragjikomedinë e politikës që kemi aktualisht dhe kjo nuk do të ndryshojë as pas kalimit të epidemisë.

Gjendjes së izolimit të jetës për shkak të epidemisë në vend duket se po i vjen fundi dhe politika pritet t’i rikthehet normalitetit. Madje, kryeministri Rama e ka “harruar” koronavirusin dhe ka nisur të inspektojë ndërtimet e rrugëve e stadiumeve. Si e mendoni skenën politike pas Covid-it?

Skena politike pas Covid-it? Ja, na u bë familjar, kovid, si kallash, dhe nuk e di si do të jetojmë pa të, veçanërisht komandantët e legjionit të nderit të koronavirusit.

Nuk ka pse ta përfytyroj pasi e di si do të ecet. Një déjà vu  ku deri një ditë para zgjedhjeve, do të kërkohen zgjedhje të parakohshme. Do të kërkohen komisione ku palët do të arrijnë suksesin e jashtëzakonshëm (të përshëndetur së pari nga ambasada amerikane dhe e BE-së) të ndryshimit rrënjësor dhe thelbësor të asgjëje.

Çfarë fitoi e çfarë humbi Rama nga menaxhimi i situatës së epidemisë?

Raporti Koronavirus-Rama është një tragjikomedi. Në kuptimin tragjedi për njerëzit që humbën të afërmit, ndonëse jo e përmasave të gripit spanjoll, i cili, duke pasur parasysh se bota ishte 4 herë më pak e populluar, shënoi 750 herë më tepër viktima.

Një komedi e tipit Diktatori i Madh, i Çarli Çaplinit, ku piktori Adolf lumturohet që e ka përfund globin dhe luan me të.

Faktikisht, dhurata më e madhe që u bën natyra diktatorëve të vegjël janë fatkeqësitë natyrore. Ky dhe është apogjeu, maksimumi i Ramës, ku nxirrte autoblinda dhe  mitraloza për të frikësuar popullin e tij, kur shfaqte policinë e Algjerisë afrikane duke rrahur turmat, kur njerëzit falënderonin perëndinë Amon Rama për rrezet e diellit. Një komedi ku njerëzit bridhnin nga ora 6 deri në orën 15 dhe në muzg liridalje kishte virusi.

Lexo edhe :  Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, bllokohet qarkullimi

Do vijë një ditë që njerëzore (jo delet e sotme) do qeshin me absurdin grotesk të Koronaramës.

Po opozita, a e shfrytëzoi këtë moment për të forcuar pozitat e saj, çfarë duhej të bënte ndryshe sipas jush?

Opozita? “Po zhduke Bashën, ke zhdukur dhe Ramën, se nuk ka ku të mbahet më”, tha shoferi i taksisë. Shumë më efikase janë fjalimet e Murrizit, pa llogaritur intervistat e Pekës.

Nuk e di sa do t’i ecë Bashës strategjia prej rrëqebulli: të qëndrojë mbi shkëmb, duke pritur t’i notojë para kufoma politike e Ramës. Nëse nuk arrin të krijohet një grupim i ri politik me së pari ekonomistë të mirëfilltë (ekraneve ka shumë të tillë) jo, pa flakur oligarkizmin dhe neoliberalizmin (sa komike, neoliberalizëm shqiptar), Shqipërinë e ka marrë lumi./ Fjala.al

-Skënder Minxhozi: Covid-i ka ridimensionuar jetën tonë, ekonomia mbetet primare

-Roland Qafoku: Pas izolimit politika do të mprehë “thikat”

Të fundit

Ikonat shqiptare drejt Francës: Ekspozitë në Chambéry me veprat e Muzeut të Korçës

Një ekspozitë e veçantë me vepra ikonografike shqiptare do të hapet vitin e ardhshëm në Muzeun e Arteve të...

Çfarë po ndodh me këngëtarin e njohur? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji

Justin Timberlake ka ngritur shqetësime serioze mes fansave pas një paraqitjeje të dobët në koncertin e tij të fundit në Georgia, vetëm pak ditë...

Muzeu ‘Kadare’, stacioni i preferuar/ Destinacioni kryesor i vizitorëve në Gjirokastër

Ata që zgjedhin të vizitojnë  Gjirokastrën nuk  largohen pa u ndalur    dhe  në  Muzeun Kadare. Muzeu është një nga pikat  më të vizituara në...

Afro 2 milionë euro! Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela ”mbushin” arkat e Dinamos

Kategoria Superiore është kthyer në një trampolinë për futbollistët shqiptarë për transferimin në klube të mëdha europiane. Së fundmi, edhe Dinamo ka shitur dy prej...

Situata me zjarret/ Mbrojtja: Janë evidentuar 52 vatra zjarri. Shuhen 46 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46...

Lajme të tjera

Web TV