Protesta ndaj izolimit/ Avokati i Popullit: Policia të mos ushtrojë dhunë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dhunës së ushtruar ditën e sotme ndaj protestuesve në Sheshin “Skënderbej”, Avokati i Popullit i ka bërë thirrje Policisë mos reagojë ekstremisht.

Sipas tij janë 12 të shoqëruar, 7 nga të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Ndërsa sipas Avokatit të Popullit qytetarët kanë të drejtë të ushtrojnë çdo formë të ligjshme të shprehjes së vullnetit përfshi protestën.

Njoftimi nga Avokati i popullit:

Institucioni I Avokatit të Popullit ka mësuar me shqetësim rreth zhvillimeve të ditës së sotme në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku një grup qytetarësh protestues janë përballur me forcat e Policisë së Shtetit.

Edhe pse Avokati I Popullit nuk ishte njoftuar dhe as thirrur për ta monitoruar këtë protestë, raportimet në media për zhvillimet të cilat kanë precipituar deri në përplasje të dhunshme të Policisë me qytetarët, nuk mund ta lënë indiferent institucionin më të madh të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vendin tonë.

Gjatë gjithë periudhës së ndërmarrjes së masave të jashtëzakonshme me rastin e luftës kundër pandemisë globale të Covid-19, institucioni I Avokatit të Popullit ashtu si edhe institucionet më të mëdha ndërkombëtare ka bërë thirrje që autoritetet shtetërore të kenë kujdes për të kufizuar me proporcionalitet të drejtat civile të cilat preken gjatë masave të jashtëzakonshme.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur me iniciativë hetimin e rastit ndërkohë që 7 nga 12 personat e shoqëruar po procedohen në gjendje të lirë.

Gjithashtu, Avokati i Popullit ka nisur shqyrtimin edhe për rastin e dy të shoqëruarve Sazan Guri dhe Klajdi Bello.

Institucioni i Avokatit të Popullit gjen rastin t’u bëjë thirrje qytetarëve të respektojnë me durim dhe vetëpërmbajtje të gjithë rregullat e protokollit për kufizimin e përhapjes së COVID-19, duke zvogëluar në këtë mënyrë mundësinë e transmetimit të këtij infeksioni të rrezikshëm.

Lexo edhe :  "Çuna respekte, por kaq ishte!" Rama nis gjobat ndaj lavazheve

Megjithatë, Avokati i Popullit fuqimisht u bën thirrje autoriteteve shtetërore, gjegjësisht strukturave të Policisë së Shtetit që të evitojnë reagimet ekstreme, të ruajnë proporcionalitetin dhe të marrin në konsideratë me respekt çdo formë të ligjshme të shprehjes së vullnetit të qytetarëve duke përfshirë edhe të drejtën e shprehjes së opinioneve të tyre apo të drejtës për të protestuar apo manifestuar pakënaqësitë e tyre./Fjala.al/

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV