Meta kujton Ditën e Drejtësisë: Ja çfarë duhet për të ecur përpara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes disa rreshtave të qeverisë së Ismail Qemalit Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kujton Ditën Kombëtare të Drejtësisë.

Qeveria e parë e shtetit shqiptar, më 10 maj 1913, merr vendim që “qeveria është e detyruar të ruajë jetën, lirinë dhe kamjen e çdo njeriu”.

Meta deklaron se kjo ditë duhet të na bëjë të reflektojmë me forcë mbi rëndësinë që ka funksionimi i plotë, i pandërprerë, i pavarur dhe i paanshëm i gjithë sistemit të drejtësisë në Shqipëri”.

Mesazhi i plotë i Kreut të Shtetit:

“Çdo pune që rrezon të dréjtat` é ropit tue prure ndalim në jétë, në liri dhé në kamjé të tija është faj. Fajet janë të ndaluara nga Qévérria q`është e detyruar të ruaje jétene, lirinë dhé kamjén e`çdo njériut”.

Sot kujtojmë Ditën Kombëtare të Drejtësisë, me këto rreshta të parathënies së “Kanonit të Zhurisë”, të miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit në 10 Maj 1913. Ky ishte akti i parë pas shpalljes së Pavarësisë që përcaktoi organizimin dhe funksionimin e gjykatave në sistemin gjyqësor shqiptar.

Thjeshtësia, qartësia dhe pavarësisa që garantohej në atë akt të parë për organizimin e gjykatave, sot, në këtë ditë të shënuar të drejtësisë shqiptare, duhet të na bëjë të reflektojmë me forcë mbi rëndësinë që ka funksionimi i plotë, i pandërprerë, i pavarur dhe i paanshëm i gjithë sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Sot, kur mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese po pamundëson mekanizmin kryesor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, 10 Maji i Ditës së Drejtësisë nuk është i plotë.

Sot, 107 vjet pas “Kanonit të Zhurisë”, duhet të vazhdojmë të mbrojmë edhe me më shumë forcë dhe vullnet, parimet kushtetuese për një gjyqësor të pavarur dhe funksional që meriton secili qytetar, nën frymën e Kushtetutës së miratuar prej tyre me referendum që prej datës 22 Nëntor 1998.

Lexo edhe :  Gjykata e Kushtetuese shtyn vendimin për kryetaren Holta Zaçaj

Një urim i veçantë edhe për Komisionin e Venecias që pikërisht sot, në të njëtën ditë, feston 30 vjetorin e krijimit të tij. Në këtë ditë të shënuar më lejoni të veçoj një pjesë nga deklarata e Presidentit të Komisionit të Venecias, zotit Gianni Buquicchio dhënë me rastin e 30-vjetorit të këtij organizmi.

“… Pavarësisht këtij suksesi, mbeten ende shumë sfida dhe kriza aktuale Covid-19 na kujton se progresi nuk është kurrë i pakthyeshëm. Ne duhet të mbrojmë demokracinë pluraliste dhe të parandalojmë degjenerimin e saj në një regjim autoritar, ku fituesi i merr të gjitha. Sipas mendimit tim, Komisioni është i nevojshëm tani më shumë se kurrë më parë, për të mbrojtur dhe promovuar, në partneritet me organet e Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian:

  • Respektimin e shtetit të së drejtës dhe, veçanërisht, pavarësinë e gjyqësorit;
  • Kontrollet dhe balancat brenda një sistemi demokratik funksional;
  • Zgjedhje të lira dhe të ndershme;
  • Respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirë edhe në situatat emergjente.”.

https://ëëë.venice.coe.int/ëebforms/events/?id=2928

Gëzuar Ditën e Drejtësisë Shqipëri!

Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë! ??

Të fundit

Shqipëria mbyll platformën ‘TikTok’, ministrja Manastirliu zbardh vendimin

Ngjarjet e fundit në shkollat e vendit sollën një sërë reagimesh nga prindërit dhe jo vetëm, por edhe një...

67-vjeçari preu dorën dhe humbi jetën, arrestohet pronari i fabrikës së vajit të ullirit

Policia ka arrestuar pronarin e një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit, pasi një 67-vjeçar humbi jetën pasi dëmtoi dorën në makineri. Ngjarja...

Shkon në shkon në pesë numri i viktimave! Scholz mbërrin në Magdeburg

Numri i të vdekurve nga sulmi në Magdeburg ka shkuar në 5. Sipas mediave gjermane janë mbi 205 të plagosur, mes të cilëve rreth dyzet...

Temperatura minimale deri në -6 gradë! Parashikimi i motit për fundjavën që na pret

Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në relievet...

Rrugët drejt juglindjes në kaos, autoritetet apelojnë për kujdes

Gjatë fundjavave dhe ditëve të festave, aksi rrugor nacional Elbasan-Tiranë është i ngarkuar me trafik. Në ditë festash, për shkak të vizitorëve që udhëtojnë drejt...

Lajme të tjera

Web TV