Trump i bën marketing kompanisë së Musk, inkurajon amerikanët të blejnë Tesla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump ka blerë një Tesla për të mbështetur kompaninë e Elon Musk, të cilën ai e quan “fëmija i Elonit”. Dera e Shtëpisë së Bardhë përkohësisht u shndërrua në një sallon makinësh, ku u ekspozuan modele të ndryshme Tesla.

Kjo ka ndodhur në një periudhë kur aksionet e Tesla-s kanë humbur gjysmën e vlerës së tyre në tre muaj dhe çmimi i aksioneve ka arritur një nivel rekord të ulët këtë javë. Presidenti Trump inkurajoi amerikanët të blenin Tesla në shenjë solidariteti me Elon Musk, të cilin e quajti “një amerikan të madh”.

Megjithatë, reagimet nga punonjësit federalë të larguar nga Departamenti i Efikasitetit Qeveritar (DOGE) nuk ishin të favorshme, pasi ata nuk ishin të impresionuar nga blerja e presidentit.

Dr. Kerndt, një ish-punonjës i USAID Global Health, theksoi se shkurtime të fundit mund të “kushtojnë jetë”. Po ashtu, Amy, një ish-punonjëse në agjencinë mjedisore, shprehu se çdo herë që kalonte një Tesla, ndiente një inat të papërshkrueshëm, që e shprehte vetëm “brenda vetes”./e.t

Të fundit

SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të...

Igli Tare gjen sulmuesin e shumëkërkuar! Kushton 40 mln euro

Milani ka hedhur sytë nga Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen. Pas kërkimeve për të gjetur një qendërsulmues për projektin e ri, drejtuesit kuqezinj...

Po vjen blerja më e kushtueshme në historinë e Premier League!

Alexander Isak është lojtari më i lakuar i momentit në mediat sportive të Europës.  Sulmuesi po bën një betejë të hapur me Newcastle për ta...

Elon Musk heq dorë nga ideja e themelimit të partisë? Arsyeja quhet… Tesla

Sipas një raporti të medias amerikane, Wall Street Journal, Elon Musk me sa duket i ka pezulluar për momentin planet e tij për të...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Lajme të tjera

Web TV