Thaçi viziton babanë e sëmurë në spital/ Largohet mes brohoritjeve “UÇK, UÇK” (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka zgjatur tre orë takimi i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me babanë e tij të sëmurë në ambientet e QKUK-së, në Prishtinë.

Ish-lideri i PDK është brohoritur nga qindra mbështetës teksa linte ambientet e QKUK-së, nën shoqërinë e mjekëve që kujdesen për të atin dhe agjentëve që e shoqëruan nga ambientet e paraburgimit në Hagë.

Në pamjet e siguruara nga A2 CNN dëgjohen qytetarët dhe familjarët që duartrokasin Thaçin dhe brohorasin “UÇK, UÇK”, apo “O Hashim, o hero, krejt Kosovën këtu e ke”.

Thaçi mbërriti ditën e sotme në Kosovë, pasi Gjykata Speciale pranoi kërkesën e tij për të vizituar babanë, gjendja shëndetësore e të cilit është përkeqësuar muajin e fundit.

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se vizita e Thaçit po realizohet nën mbikëqyrje të plotë dhe për arsye humanitare bindëse.

Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. Gjatë kësaj vizite nën mbikëqyrje, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales. /e.t

Të fundit

“Bayern të telefonon, pyet dhe… më pas zhduket për disa javë”

Bradley Barcola, Nico Williams, Luis Diaz, Rafael Leao, Cody Gakpo. Lista e yjeve që po kërkon Bayern për krahun...

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League....

Trump sulmon CNN dhe New York Times: Të pushohen gazetarët!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që CNN dhe The New York Times të pushojnë nga puna “MENJËHERË” të enjten gazetarët që raportuan për...

Iu nënshtrua operacionit në gju, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Bota e futbollit po përjeton një tronditje të thellë pas lajmit për vdekjen e Camilo Nuin, një lojtar 18-vjeçar që luante për ekipin rezervë...

Protesta e madhe në Serbi të shtunën, Vuçiç: Do ndërhyjmë vetëm nëse…

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të enjten, përpara një proteste antiqeveritare në Beograd të thirrur nga një lëvizje studentore më 28 qershor, se "shteti...

Lajme të tjera

Web TV