Të zhgënjehesh nga Berisha në 2025?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardit Haxhija

Të gjithë ata që sot ndihen të zhgënjyer nga Sali Berisha dhe listat e kandidatëve për deputetë, duhet ta pranojnë një të vërtetë të thjeshtë: zhgënjimi vjen kur ke pritur diçka ndryshe. Por çfarë pritej ndryshe nga ai që për 30 vite ka ndërtuar politikën e tij mbi besnikërinë personale dhe jo mbi parimet?

Berisha e di më mirë se kushdo që nuk ka asnjë shans për të fituar zgjedhjet. Kjo nuk është as surprizë dhe as ndonjë zbulim i madh. Plani i tij nuk ka të bëjë me fitoren, por me mbijetesën. Ai nuk po përpiqet të rikthejë opozitën në pushtet, por të ruajë kontrollin mbi grupin e tij të ngushtë, një grup që është gati ta ndjekë në çdo skenar, sado ekstrem qoftë ai.

Pikërisht për këtë arsye, ai ka larguar nga listat çdo figurë që mund të shfaqte qoftë edhe hijen më të vogël të pavarësisë. Dikur, shumë prej këtyre njerëzve besuan se Berisha do t’i trajtonte ndryshe, se do t’u jepte hapësirë, se nuk do t’i flijonte për interesin e tij. Sot, ata e kanë kuptuar të vërtetën, por shumë vonë.

Ironia më e madhe është se disa prej atyre që sot ankohen për përjashtimet ishin të njëjtët që dikur sulmonin këdo që kritikonte Berishën. Ata që talleshin me idenë se vetëm Lulzim Basha mund të sillte rotacionin, sot janë përjashtuar nga loja dhe kanë mbetur me duart bosh. Berisha nuk i fal, nuk ndan pushtet dhe nuk pranon asnjë zë ndryshe.

Në politikën e tij, besnikëria e verbër vlen më shumë se çdo votë. Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është naiviteti i tyre. /e.t

Të fundit

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai...

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer ka bërë sërish thirrje për situatën në Gaza, duke thënë që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Dje ai...

Lajme të tjera

Web TV