Broja rikthehet në stervitje me Evertonin, sulmuesi shqiptar mund të luajë këtë javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Broja ka lënë plotësisht pas dëmtimin më të fundit që kishte pësuar në tendinën e Akilit dhe do të jetë gati që të aktivizohet që këtë javë në kampionatin anglez me Evertonin, nëse trajneri David Moyes do ta shohë të arsyeshme.

Sigurisht, pritet konfirmimi nga vetë trajneri, nëse do ta përfshijë sulmuesin në listën për ndeshjen e të dielës ndaj West Hamit apo jo. Por vetë klubi i Evertonit ka publikuar “provat” se sulmuesi është tashmë në formë optimale.

Në fotot e fundti që ka publikuar nga stërvitjet e të mërkurës dhe të enjtes, shihet qartësisht Broja i përfshirë jo vetëm në të gjithë ushtrimet me grupin, por edhe në ndeshjet e kontrollit, ku zakonisht nuk përfshihen lojtarë të cilët nuk janë në formë optimale apo ka dyshime për gjendjen e tyre fizike.

Kështu, te Evertoni e shohin Brojën si një opsion për ndeshjen e kësaj fundjave dhe e cilësojnë riaftësimin e tij të plotë. Tani është në dorën e trajnerit Moyes nëse do ta aktivizojë atë apo jo në këtë fundjavë, apo do të presë deri pas përfundimit të pauzës për ndeshjet e kombëtareve.

Riaftësimi i Brojës mund të sjellë edhe ftesën e Kombëtares për sulmuesin, ndonëse duket e vështirë që ai të vijë dhe të aktivizohet pa luajtur më parë me klubin e tij, pas thuajse tre muajsh mungesë./ D.C

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV