Penalltia e përsëritur e Alvarez, reagon UEFA: “Do të rishikojmë ndryshimin e rregullit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Penalltia e Jualuan Alvarez në derbin e Ligës së Kampioneve mes Atletikos dhe Realit është kthyer gjerësisht në një temë diskutimi pasi goli i tij u anulua për prekje të dyfishtë të topit nga lojtari.

Ai rrëshqiti në momentin e gjuajtjes së penalltisë, por shënoi. Megjithatë, gjyqtari Marciniak priti VAR-in dhe më pas e quajti golin e pavlefshëm, pasi Alvarez kishte bërë dy prekje, që nuk lejohen në gjuajtjen e penalltive. Kjo bëri që të hapej një debat i gjerë në rrjetet sociale me teori nga më të ndryshmet, teksa shumëkush mendon se ky ishte momenti që ndryshoi plotësisht fatin e gjuajtjeve të penalltive në favor të Realit.

Sot, UEFA është detyruar të dalë me një komunikate, të shoqëruar me videon e cila shpjegon prekjen e dyfishtë të Alvarez në momentin e goditjes.

“Edhe pse ishte minimale, lojtari kishte kontakt me topin me këmbën mbështetëse para se ta gjuante, siç tregohet në videon bashkëngjitur. Sipas rregullave aktuale, VAR-i u desh të lajmëronte gjyqtarin për të sinjalizuar që goli duhej të anulohej.

UEFA do të nisë bisedime me FIFA-n dhe IFAB-in për të vendosur nëse rregulli duhet rishikuar në rastet kur prekja e dyfishtë të jetë qartësisht e pavullnetshme”, shkruhej në njoftimin e UEFA-s për këtë moment aq të diskutuar./ D.C

Të fundit

Pensionet, si përfitohet shtesa për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët!/ Ja procedura

Për dekada me radhë, mijëra burra dhe gra kanë punuar në nëntokë, në miniera, rafineri dhe uzina metalurgjike, shpesh...

Lefter Koka lë qelinë, ish-ministri i Mjedisit merr 8 orë leje

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit. Koka ka marrë 8 orë leje për shkak të një problemi familjar. Siç...

“Po ke këllqe merru me këta zogj ku***”/ Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj Altin Dumanit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e një dite më parë të Gjykatës së Apelit mbi çështjen e...

Do lidhë Siçilinë me Kalabrinë, jepet miratimi për ndërtimin e urës më të gjatë në botë

Në Itali do të ndërtohet ura më e gjatë në botë. Projekti ka marrë më në fund “dritën jeshile”, pas shumë diskutimeve. Ura do...

I njohur si “Peleja palestinez”, ish-sulmuesi i kombëtares vritet nga izraelitët

Bota e sportit vajton një tjetër viktimë të gjenocidit të vazhdueshëm në Gaza. Federata Palestineze e Futbollit (PFF) ka njoftuar me hidhërim të thellë...

Lajme të tjera

Web TV