Gjykata kundër Trump: Të rikthehen punonjësit e larguar. Shkarkimi, jo ligjor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy gjyqtarë federalë kanë urdhëruar administratën e presidentit Amerikan Donald Trump që të rikthejë mijëra punonjës të shkarkuar nga puna në mënyrë masive nga Agjencia për Eficencë të Qeverisë që drejtohet nga njeriu më I pasur I botës Elon Musk.

Vendimi vjen pasi u gjetën shkelje ligjore në mënyrën se si u realizuan pushimet nga puna . Në San Francisko, gjyqtari William Alsup konstatoi se shkarkimet u udhëhoqën nga një zyrtar qe nuk kishte autoritetet ligjor per kete ceshtje . Në Baltimore, gjyqtari James Bredar deklaroi se punonjesve nuk iu ishte dhene njoftimi I detyrueshem paraprak prej 60 ditesh.

Me shumë se 24 mijë punonjës që ishin në periudhën e proves bazuar në kontratën e tyre janë pushuar nga puna nga administrata e Presidentit Amerikan Donald Trump. Administrata  e republikanit argumenton se shkurtimet masive nga puna u bazuan në performancën e punonjëvse dhe jo në atë që është konsideruar se lidhet me shkurtimin e shpenzimeve të qeverisë.

Megjithatë Gjyqatari I San Franciskos kritikoi qeverinë Trump duke thënë se disa prej punonjësve kishin vlerësime të shkëlqyera përpara se të largoheshin nga detyra. Vendimi I dy gjykatave prer punonjësit e shkarkuar nga Departamenti i Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Thesarit. Administrata Trump ka apeluar menjëherë vendimin, duke e cilësuar si ndërhyrje në të drejtën e presidentit për të punësuar dhe shkarkuar stafin shteteror nga puna.

Një koalicion sindikatash dhe organizatash paditi qeverinë, duke e akuzuar për shkelje të rregullave të shërbimit civil. Shtetet që ngritën padi pretendojnë se shkarkimet po ndikojnë negativisht në administratat e tyre lokale. Gjykata ka urdhëruar qeverinë të raportojë për çdo punonjës të prekur dhe të ndalojë përkohësisht shkarkimet e mëtejshme./k.k

Të fundit

Zjarri pranë Lagunës së Nartës në Vlorë, 4 helikopterë në terren

Pasditen e sotme një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga...

Joz Marku konfirmon lidhjen me Xhoana Toshin

Pas disa javësh me spekulime dhe thashetheme në rrjet, këngëtari i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi ka vendosur t’i japë...

“Nuk e kishte fëmijën me mua”, flet shqiptari që i mori jetën gruas në Greqi

Zbardhet dëshmia e Pandeli Nakoleci, shqiptarit që masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë. 40-vjeçari i qëndron versionit se bashkëshortja e...

Bosnje: Bllokohet propozimi për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, kanë refuzuar të përfshijnë në agjendën e Presidencës një iniciativë të anëtares, Zhelka...

I nxehti po i plak njerëzit më shpejt

Ekspozimi i përsëritur ndaj të nxehtit dhe temperaturave ekstrem po përshpejton plakjen tek njerëzit, sipas një studimi të fundit. Shkencëtarët theksojnë se ndikimi i këtyre...

Lajme të tjera

Web TV