Nuk u grumbullua për ndeshjet, Sylvinho jep lajmin e keq për mbrojtësin e Kombëtares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tekniku brazilian i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, shpjegoi në një konferencë për mediat listën e publikuar për dy ndeshjet e para Kualifikuese të Botërorit 2026. Ai u ndal te lojtarët e lënë jashtë, ku u vu re mungesa e Mario Mitajt, i cili u dëmtua menjëherë pasi u rikthye në fushë.

Braziliani tha se Mitaj do t’i nënshtrohet një operacioni, teksa theksoi dhe lojtarët e tjerë të dëmtuar, Bare, Hysaj dhe Daku.

“Katër lojtarë fatkeqësisht për shkak dëmtimi nuk janë gati dhe do na mungojnë. Mitaj është jashtë prej një muaji e gjysmë. U rikthye në fushë dhe u dëmtua sërish. Do t’i nënshtrohet operacionit. I dyti është Keidi Bare, i cili ka problem në pulpë. Me Hysajn kam folur vetë, mund të jetë gati pas pauzës së kombëtares. Daku gjithashtu vuan nga dëmtimi dhe do të jetë jashtë”, tha Sylvinho./e.t

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV