Klubi i natës ishte në një ndërtesë të vjetër. Çfarë la pas tragjedia me 59 të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur të paktën 59 persona kurse janë lënduar qindra persona të cilët janë vendosur nëpër spitalet e Shkupit, Shtipit dhe Koçanit.

Sipas Ministrit për punë të Brendshme në Maqedoni, Pançe Toshkovski është lëshuar vendim për ndalim për katër persona të dyshuar.

Sipas Ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari ka qindra të lënduar, prej të cilëve ka edhe në gjendje kritike. “Deri tani janë 148 pacientë që janë nën kujdes nëpër spitale në Maqedoni. 18 janë në gjendje kritike.

Kryeprokurori Ljupço Kocevski tha se janë duke u lëshuar urdhra për mbledhje të materialeve që do të ndihmojnë hetimin. Në ekipin hetues sipas tij janë angazhuar pesë prokurorë. “Mund t’u garantoj se Prokuroria do të bëjë hetim të shpejtë, do të angazhojmë ekspertë nga të gjitha fushat, që të shohim edhe shkaqet edhe përgjegjësinë”, tha mes tjerash Kocevski.

 

 

Informacionet e para janë se vendi ku është organizuar festa fatale për të rinjtë nuk ka pasur kushte sigurie dhe nuk ka qenë adekuate për pranimin e aq numrit të madh të njerëzve, saqë thuhet se ka pasur, nga 1500-1700 persona.

Sipas gjetjeve fillestare, zjarri u shkaktua nga disa shkëndija të përdorura për efekte vizuale skenike, të cilat ndezën pjesën e çatisë prej materiali të ndezshëm” trarë druri”./k.k

Të fundit

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20 mjete lundruese për shkelje të...

Banaku ku punonte 12-vjeçari falimentoi pas reklamës së Fevziut

Pas promovimit nga gazetari Blendi Fevziu, i cili vlerësoi sipërmarrjen e një 12-vjeçari që shiste limonadë në rezidencën luksoze Green Coast, realiteti në terren...

Lajme të tjera

Web TV