Nard Ndoka tallet me Dash Sulën: Pa logon e PD-së ai do jetë një Dash i vogël..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka komentuar lëvizjet e fundit të deputetit demokrat, Dashnor Sula.

I ftuar në Vizion Plus, Sula ka thënë se vendimi i Sulës për të mos kandiduar në listën e hapur të Partisë Demokratike ishte i nxituar dhe i gabuar. Sipas Ndokës, deputeti demokrat pa logon dhe flamurin e të djathtëve do të jetë një “Dash i vogël”.

“Dash Sula ose do ta pranonte këtë realitet, duke dalë dhe duke studiuar, do dilte shumë më i fortë. Një deputet që fitonte edhe kauzën tjetër përballë qytetarëve, kishte një lloj pavarësie akoma më të madhe edhe në raport me PD-në, edhe në raport me vetë Berishën.

Ai zgjodhi gabim, është rrugë e gabuar ajo që zgjodhi ai. U nxitua duke zgjedhur edhe një formacion politik tjetër, bëri edhe një gabim akoma më të rëndë. Kishte shumë më tepër mundësi te PD-ja në listë të Hapur. Është logoja mbrapa, nuk është Dashi. Dashi pa atë logo, pa flamurin e PD-së do të jetë një Dash i vogël”, tha ai.

Kujtojmë se pak para publikimit të listave të Partisë Demokratike me emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit, Sula njoftoi se nuk do të jetë pjesë e të djathtëve në zgjedhjet parlamentare.

Kjo pasi refuzoi të ishte pjesë e listës së hapur, pasi kreu i Partisë Demokratike vendosi që të mos e fuste në listat e mbyllura.

Pas këtij vendimi ai “emigroi” drejt Aleancës Shqipëria Bëhet, por dhe aty nuk zgjati shumë. 48 orë pasi njoftoi bashkimin e tij me Adriatik Lapajn një tjetër “krisje” erdhi. Sula tha se nuk do të ishte pjesë as e këtij koalicioni./k.k

Të fundit

Rikthim në histori, kur gjenerali gjerman u dha 28 minuta kohë serbëve në Morinë

Ky person që shihni në foto është gjenerali i shquar gjerman, Helmut Harff. Në qershor 1999, ai komandoi trupat...

Bayern blen me frikë, kur klubi më i madh në Gjermani heq dorë nga filozofia

Tipari që karakterizon Bayern në vitet e fundit është vetëm një: blerjet e panikut. Klubi bavarez po përsërit të njëjtat gabime. Një sulmues gjerman, mbiemri...

Sa u rritën pensionet në 1 vit? Dalin shifrat zyrtare

Shqipëria numëron në total 721,398 pensionistë nga këto 604 mijë janë pleqërie urbane dhe rurale. Pensioni mesatar në vend sipas këtij raporti u rrit...

“E neveritshme dhe e turpshme”, kryeministri del kundër BE për Paradën e Krenarisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme dhe të turpshme”, duke e...

Ndalohet pirja e duhanit në plazh e parqe, gjobë deri në 700 euro

Të gjithë ata që jetojnë në Francë dhe janë duhanpirës, duhet të mendohen mirë tani nëse pijnë cigare në plazh ose në parqe, pasi...

Lajme të tjera

Web TV