Tragjedia në Koçan/15 mjekë nga shtete të ndryshme në ndihmë të Maqedonisë së Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një komunikim për mediat, ka folur për situatën pas tragjedisë së ndodhur në Koçan.

Taravari njoftoi se 15 mjekë nga vende të ndryshme, ndodhen në Maqedoninë e Veriut, për t’u ardhur në ndihmë stafit.

“Tashmë kanë mbërritur mjekë nga më shumë shtete. Nga Çekia, nga Izraeli do vijnë, nga Beogradi kanë ardhur. Rreth 15 kolegë tashmë janë në Maqedoninë e Veriut. Do t’i shpërndajmë nëpër klinikat ku ka më tepër nevojë, që të punojnë bashkë me kolegët tanë dhe ta shpërndajnë përvojën e tyre që e kanë nga shtetet e tyre”, tha mes tjerash Taravari.

Gjithashtu  Taravari tha se 51 pacientë të tjerë janë duke u trajtuar jashtë vendit, ku gjatë ditës pritet që edhe disa të tjerë të transportohet në spitalet jashtë vendit.

Zjarri që përfshiu diskotekën në Koçan, shkaktoi 59 viktima, duke lënë të plagosur dhe qindra të tjerë. Qeveria në Maqedoninë e Veriut shpalli shtatë ditë zie kombëtare./e.t

Të fundit

Zelensky mbledh liderët e ushtrisë: Goditje të thella brenda Rusisë

Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim intensiv me udhëheqjen ushtarake dhe përfaqësuesit e forcave të sigurisë së Ukrainës, ku është...

Cili shtet është prodhuesi më i madh i plastikës në botë?

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike për konsulencë mjedisore, Eunomia,...

“Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025”

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë të ditur se numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një rritje gjatë gjashtëmujorit të parë...

Vlorë, vendoset nën kontroll zjarri i rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave

Vendoset nën kontroll vatra e zjarrit e rënë disa orë më parë në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave, në Vlorë. Kjo falë angazhimit në terren...

Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në akomodime me pagesë, duke e...

Lajme të tjera

Web TV