Plaga e emigracionit në Shqipëri do të thellohet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) lajmëron se emigracioni në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vijojë të jetë i fortë edhe në vitet në vijim.

Studimi që analizon trendet e emigrimit tregon një dëshirë më të lartë për të emigruar tek të rinjtë dhe te personat e shkolluar. Kjo do të ndodhë për dy arsye kryesore. E para janë faktorët shtytës në Shqipëri dhe Rajon që përfaqësojnë papunësinë e lartë te të rinjtë, pagat e ulëta dhe mungesën e mundësive për rritje në karrierë dhe në zhvillim njerëzor.

Vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë secila në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të Bashkimit Europian. Studimi thotë se anëtarësimi në Bashkimin Europian mund të ofrojë avantazhe të rëndësishme socio-ekonomike për shtetet kandidate, por ka edhe rreziqe.

Tregjet e punës si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Bashkimin Europian po përballen me mungesa të konsiderueshme të fuqisë punëtore dhe të aftësive. Sondazhet në Ballkan gjithnjë kanë treguar vitet e fundit se mungesa e fuqisë punëtore është pengesa kryesore për ambientin e biznesit.

Në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi, bizneset e anketuara nga Banka Botërore si pjesë e Programit të Matjes së Aftësive raportuan se përballen me sfida serioze në gjetjen e punonjësve në të gjitha profesionet. Serbia ka raportuar mungesa të larta (25%) të teknikëve dhe profesionistëve. Shqipëria ka raportuar 20% mungesa në punonjësit e shërbimeve dhe shitjeve. Ndërsa për punonjësit e kualifikuar mungesat janë jashtëzakonisht të larta në të gjitha vendet.

Studimi tregon se individët që punojnë në sektorë me mungesë të fuqisë punëtore brenda vendit kanë më pak gjasa të emigrojnë. Në të kundërt, mungesa e fuqisë punëtore në vendet e BE-së nxit migrimin, veçanërisht në sektorë me kërkesë të lartë si shëndetësia, teknologjia e informacionit dhe ndërtimi.

Lexo edhe :  Deklarata vjetore e të ardhurave/ Tatimet: 31 marsi, afati i fundit për dorëzimin

Të dhënat tregojnë se Gjermania është destinacioni kryesor për emigrantët nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor. Rreth 40% e individëve të anketuar që shprehin dëshirën për të emigruar zgjedhin këtë vend si opsionin e tyre kryesor.

Studimi thekson se aspiratat për migrim nuk varen vetëm nga faktorët ekonomikë, por edhe nga lidhjet sociale dhe kërkesat e tregut të punës. Për të reduktuar dëshirën për emigrim, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmirësojnë kushtet e tregut të punës duke krijuar më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim profesional, rekomandon studimi./ Monitor/    S,M

Të fundit

Publikohet modeli i fletëve të votimit, KQZ ia dërgon partive politike për konsultim

KQZ ka publikuar modelin e fletëve të votimit dhe ia ka dërguar partive për konsultim, në mënyrë që të...

Qeni më i shtrenjtë në botë shitet mbi 5 milionë euro

Një kafshë e rrallë, gjysmë ujk dhe gjysmë qen, është shitur për një shumë rekord prej 4.4 milionë paundësh, ose 5,3 milionë euro. Ky...

Zgjedhjet e 11 majit/ A i ka varur shpresat Berisha te Fredi Beleri?

Së fundmi i shqetësuar për zgjedhjet është shfaqur edhe Fredi Beleri. Tashmë me petkun e eurodeputetit të Nea Demokracia-s, partisë së Kryeministrit grek, Beleri...

FOTO/ Google vendos shirin e zisë në nder të viktimave të Koçanit në Maqedoninë e Veriut

Motori më i madh i kërkimit në Internet, Google në Maqedoninë e Veriut, në shenjë nderimi për viktimat e tragjedisë në Koçan, ka publikuar shiritin e...

Ja si mund të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 11 majit

Ka siguruar modelin e fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit. Fleta e votimit, në krye të saj ka logon e partisë kryesore...

Lajme të tjera

Web TV