“Vota për kënetën, e çuar dëm”/ Rama: Më 11 maj, të kapim trenin për t’u futur në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se vota për Sali Berishën, është një votë e çuar dëm.

Në Berat, kreu i qeverisë nënvizoi se më 11 maj, shqiptarët duhet të kapnin trenin e historisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Do hedhë kot një votë që duhet ta përdorë për të futur Shqipërinë në BE. Punët për negociatat duhet të vazhdojnë. Jo po doli bufi nga këneta, nuk duhet të ketë fare nga këto. Nëse humbasim kohë, luajmë me fatin tonë. Ne nuk e dimë se mund të zhvillohen ngjarjet që do vijnë. Gjërat mund të kthehen siç ishin më përpara. Ky është momenti, tani duhet ta kapim dhe duhet të hyjmë brenda. Çdo socialist, demokrat, i majtë, i djathtë, duhet të jetë i interesuar, në radhë të parë që ne të hyjmë brenda. Unë iu çoj në Bashkimin Evropian. Për këtë kemi bërë punë të madhe, diplomaci të madhe. Është histori për libra, nuk është histori për ta treguar sot. Trenin e historisë që kalon më 11 maj, shqiptarët ta marrin dhe të shkojnë përpara”, theksoi ai./    S,M 

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV