Vrau 410 njerëz në një ditë, Netanjahu: Ky është vetëm fillimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izraeli ka “rifilluar me forcë të plotë luftimet” kundër Hamasit në Rripin e Gazës, tha të martën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë izraelite deklaroi se ky ishte vetëm fillimi dhe se Izraeli do t’i arrijë të gjithë objektivat e tij në Gaza.

Komentet e tij erdhën pasi avionët izraelitë nisën sulme masive ajrore kundër atyre që ushtria tha se ishin objektiva të Hamasit në Gaza.

Më shumë se 400 njerëz janë vrarë në sulme dhe qindra të tjerë u plagosën.

Armëpushimi i brishtë kishte mbajtur deri tani, por kjo valë e re sulmesh sugjeron se planet për një fund të përhershëm të luftës mund të jenë jashtë tryezës.

Sulmet ajrore që goditën Beit Lahia, Rafah, Nuseirat dhe Al-Mawasi të martën shkatërruan paqen relative që banorët e Gazës kishin përjetuar që nga janari dhe spitalet janë pushtuar sërish me viktima.

Figura kryesore të Hamasit u vranë në sulmet ajrore, duke përfshirë gjeneralmajor Mahmoud Abu Watfa, zëvendësministër i brendshëm në Gaza dhe zyrtari më i lartë i sigurisë i Hamasit. /e.t

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV