Rinisja e udhëtimeve me tragete drejt Italisë? APD tregon të vërtetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Autoriteti Portual Durrës i ka cilësuar si të pavërteta lajmet që bënë me dije se do të rinisë udhëtimi me tragete drejt Italisë.

APD tha se këto lajme që janë raportuar në mënyrë të njëanshme nga Kompania e trageteve “Ventouris Ferries” lidhur me rikthimin e trafikut të pasagjerëve me Italinë, NUK ËSHTË I VËRTETË!

Në reagimin e APD-së thuhet se transporti detar për pasagjerët  nga dhe drejt Italisë mbetet ende i pezulluar deri në një urdhër të dytë të Autoriteteve shqiptare dhe italiane!

“I kërkojmë kompanive private që operojnë në hapësirën portuale, sikundër dhe mediave, të mos shpërndajnë njoftime të paverifikuara në rrugë zyrtare, sidomos në situatën në të cilën ndodhemi! Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë.”-thuhet në këtë reagim./Fjala.al/

Të fundit

Reagon ashpër ish-ministri i drejtësisë: Problemet që Kodi i ri penal nuk i zgjidh

Ai ka ngritur sërish shqetësimin, sepse jo vetëm që nuk zgjidh disa probleme në Shqipëri, por i përkeqëson ato. Ish-ministri...

Denigronte me statuse dhe fjalë fyese ish-gruan në Facebook/Shpallet në kërkim 37-vjeçari

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar nga Rrësheni, i cili akuzohet se në profilin që administron në rrjetin social Facebook, publikonte...

“Asist” tjetër për Jasharin, Igli Tare projekton shitjen e mesfushorit të Milanit

Ismail Benaser shikohet si si lojtari i radhës që mund të shitet nga Milani. Mesfushori nga Algjeria ka ndërruar kompaninë e menaxhimit duke firmosur...

Panik në fluturim/ Turbulencat e forta shkaktojnë lëndimin e 25 pasagjerëve

Njëzet e pesë pasagjerë u plagosën në një fluturim të Delta kur turbulenca të forta goditën aeroplanin, duke e detyruar atë të ulej. Aeroplani u nis nga Salt...

KAS i kalon ‘topin’Celibashit/ Mosrregullsi në Fier, kërkohet hetim për numëruesit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka kërkuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit që të hetojë numëruesit e votave nga zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV