Ka çmime edhe për aeroportet më të mira në botë, që ndahen çdo vit. Quhen “Skytrax World Airport” ku përzgjidhen, sipas standardeve, 10 aeroportet më të mira të vitit. Në vend të parë, për të 8-tin vit radhazi, qëndron Aeroporti i Shangait, që është kurorëzuar edhe si “Aeroporti më i mirë në botë”.
Në vend të dytë renditet aeroporti “Tokyo Haneda Airport” ndërsa aeroporti ndërkombëtar i Doha-s ngjitet në vendin e tretë.
Çmimi bazohet mbi votën e vetë udhëtarëve, në një vëzhgim të përvitshëm online dhe çmimi ndahet çdo vit në një mbrëmje dedikuar fluturimit ajror dhe komoditetit të fluturimit, në Paris, çdo fillim prilli, por që këtë vit u shty për shkak të pandemisë Covid-19. Por këtë vit, ceremonia u zhvillua online përmes Youtube.
Ashtu si edhe një vit më parë, edhe për 2020-ën, aeroportet më të mira në botë janë ato në Azinë Lindore, me 7 aeroporte në dhjetëshen e parë, përfshirë këtu 4 në Japoni.
Ja cila është lista, ku bie në sy aeroporti i Mynihut në vendin e 5 dhe ai i Amsterdamit në vendin e 9, si të vetmet aeroporte në Europë.
Pjesë e votimit kanë qenë mbi 550 aeroporte në të gjithë botën dhe kanë pasur mundësi votimi klientë udhëtarë nga 100 vende të ndryshme të botës, ata që kanë udhëtuar më shumë përgjatë 2 muajve të parë të vitit, pas mbylljes së kufijve më vonë gjatë muajit mars./Fjala.al/