Luçiano Boçi rrëfen skemën: Si do e rikthejmë Shkodrën djathtas në 11 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi thotë me bindje se në zgjedhjet e 11 majit do të marrin kryeqendrën e veriut.

Sipas Boçit, PD-ja synon të marrë mbi gjashtë mandate në Shkodër.

‘Në kushtet e reja, në mënyrën e pritshmërisë, në mënyrën se si jemi paraqitur ne si forcë politike dhe si ka ardhur ajo forcë e dominantes dhe rotacionit politik, kërkesat për ndryshim, na çojnë ne drejt një ndryshimi optimist krahasuar me 2021. Synojmë të marrim sa më shumë mandate, duke kaluar edhe mandatin e gjashtë.

Do japim mesazhe të qarta tek qytetarët. Ne mendojmë që ky koalicion të bëjë diferencën dhe ne t’i kthejmë Shkodrës atë pamjen që gjithmonë ka pasur si bastion i së djathtës dhe si lokomotivë e Partisë Demokratike dhe vlerave.’, tha Boçi në një intervistë për Vizion Plus.

Ai foli edhe për faktorin LSI në Shkodër, që sipas tij tani nuk ekziston më/

‘Vërtet dikush mund të ketë bërë kapërcimin e ylberit, të ketë ndryshuar parti, për shkak të interesave, por kjo nuk do të thotë që merr me vete gjithë vagonat e votave. Aq më tepër që nuk kandidojnë vetë, kanë pjesëtarët e vet, respekt është çdo angazhim i ri politik, por kjo nuk do të thotë që do të ketë pasoja pozitive për Partinë Socialiste.

LSI nuk e ka atë forcën sepse dihet që lideri i saj është i burgosur. Partia Demokratike ka qytetarë të devotshëm, emrat e vet, por mbi të gjitha PD hyn me program, me zgjidhje problemesh, ato kërkesa që qytetarët i kanë pasur dhe i kanë. Kjo bën diferencën.’, u shpreh ish deputeti./   S,M

Të fundit

Sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, Qeveria përditëson 4 vendimet e reja të BE

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri,...

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil

Ksamili mbetet një destinacion i preferuar për shqiptarët por edhe për turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ksamili, ndërsa shprehet se...

‘Le Figaro’: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

E përditshmja franceze “Le Figaro” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve kulturore më të mira për të vizituar në një udhëtim të organizuar. Nga...

Tarifat e reja të Trump për më shumë se 90 vende të botës hyjnë sot në fuqi!

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për më shumë se 90 vende të botës kanë hyrë në fuqi. “ËSHTË MESNATA!!! MILIARDË...

Bombardimi i Ambasadave të SHBA-ve, mëngjesi i zakonshëm që u kthye në tragjedi

7 Gusht 1998 - Afrika Lindore Mëngjesin e 7 gushtit 1998, qytetet e gjalla të Nairobisë, kryeqytetit të Kenias, dhe Dar es Salaam, kryeqytetit të...

Lajme të tjera

Web TV