Rama investitorëve të huaj:Blini sot qoftë edhe një gur në Shqipëri,nesër do të jetë vonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje investitorëve të huaj të investojnë sa më shpejt në Shqipëri, pasi është një mundësi e artë që, sipas tij, nuk do të përsëritet, shkruan A2 CNN. Në fjalën e tij në konferencën “Match-Maker Albania 2025”, me mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, Rama tha se “është koha për të investuar në Shqipëri”.

“Është koha për të blerë qoftë edhe një gur në Shqipëri, sepse nesër mund të jetë vonë. Nesër të gjithë do të duan të blejnë dhe do të jetë shumë e shtrenjtë për shumicën prej jush.

Kështu që çfarëdo doni të blini, blijeni tani. Është një moment kur Shqipëria nis të lulëzojë dhe ende nuk është plotësisht e njohur për potencialin që ka, por kur të gjithë ta marrin vesh, nuk do të jetë më aq e lehtë sa është sot”, u shpreh kryeministri.

Në konferencë morën pjesë investitorë, agjenci zhvillimi dhe eksportues shqiptarë për investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë./k.k

Të fundit

Nis nga 1 prilli/ Ndryshon procedura për hyrjen e mallrave në Bashkimin Europian

Nga 1 prilli 2025, transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara...

E papritur: Nusja arrestohet para dasmës, ja arsyeja e padisë nga ish-bashkëshorti

Një 43-vjeçare në Selanik rrezikoi të kalonte ditën e martesës në burg. Kjo pasi ish-bashkëshorti i saj nga xhelozia ka bërë padi për shkelje...

Sa mandate merr PS në Tiranë? Kandidati i Ramës: Synojmë 22 deputetë

Partia Socialiste synon 22 mandate deputetësh në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit. Deklarata është bërë nga deputeti socialist Xhemal Qefalia, i...

Nis faturimi i energjisë për 15% më shtrenjtë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se një rritje prej rreth 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, pritet të hyjë...

Debate shterpë, pa asnjë vlerë

Nga Artur Ajazi Megjithëse fushata ka nisur de facto dhe de jure, duket se askush nuk merret me thelbin e saj, me elementët jetikë të...

Lajme të tjera

Web TV