Sinjal për radikalizim? Ja çfarë fsheh protesta kundër masave të Covid-19 në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reagime të shqetësuara në Gjermani pas protestave të fundjavës kundër kufizimeve për shkak të pandemisë. Frikë nga marrja peng e protestave prej ekstremistëve të djathtë e keqpërdorimit të tyre nga forca antidemokratike.

Pas demonstratave kundër masave kufizuese që janë marrë në kuadër të pandemisë së Coronës, politikanë kryesorë gjermanë shprehin shqetësimin e paralajmërojnë nga radikalizimi i tyre. Kush e mohon një pandemi dhe bën thirrje për shkelje të masave mbrojtëse, përdor paturpësisht pasigurinë e njerëzve për të destabilizuar e ndarë shoqërinë, tha bashkëkryetarja e Partisë Socialdemokrate, SPD, Saskia Esken për gazetat e grupit Funke Mediengruppe. “Të heqësh vështrimin e të heshtësh nuk ndihmon. Këtu duhet të dalim kundër si demokratë të aftë për debat.” Esken theksoi, se dhuna kundër policëve nuk duhet të tolerohet ashtu edhe sulmet ndaj gazetarëve.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak, mbajti qëndrim të qartë. “Ne nuk lejojmë që ekstremistët të përdorin krizën e Coronës si platformë për propagandën e tyre armiqësore kundër demokracisë”, tha Ziemiak. Shqetësimet e njerëzve ne i marrim seriozisht, por duhet të veprojmë me konsekuencë kundër atyre që i nxehin edhe më shumë shqetësimet  e njerëzve me teori konspirative e lajme të rreme.

Protestat rrezikohen të merren peng nga ekstremistët e djathtë

Protestat kanë sjellë shqetësim, sepse në disa prej tyre mes demonstruesve janë përzier ekstremistë të djathtë dhe përkrahës të teorive konspirative. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Të Gjelbërve në Bundestag, Konstantin von Notz u shpreh, se është legjitime të kritikosh masat dhe të shprehësh pakënaqësinë. “Por shkojnë e bashkohen të gjithë ata, që vënë pikëpyetje mbi sistemin dhe politikanët i quajnë marioneta të George Soros apo Bill Gates”, tha von Notz për gazetën “Die Welt”.

Lexo edhe :  Trump humb durimin me Putin: Marrëveshje ose do vendos tarifa 100% kundër Rusisë

Sipas drejtorit të Zyrës Federale të Kriminalistikës, Holger Münch teoricienët konspirativë e “kanë pritur me mirënjohje” temën e virusit Corona. Të hënën në Berlin ai tha, se në javët e para të pandemisë nuk ka pasur më shumë përmbajtje të tilla, sepse virusi luante një rol më të madh. Me fillimin e demonstratave, filluan sidomos aktorë të spektrit të ekstremit të djathtë të përpiqen të marrin peng protestat e qytetarëve. Kërkohet më shumë shpjegim për virusin, si edhe për mundësitë e mbështetjes ekonomike, që protestat të mos marrin përmasa shqetësuese. Münch e sheh si të mundur, që të ketë zhvillime të përafërta me ato gjatë krizës së refugjatëve.

Reagime shkaktoi të hënën edhe një letër e një punonjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, në të cilën ai e sheh me dyshim strategjinë kundër pandemisë së Coronës-duke përdorur për këtë logon zyrtare të departamentit të tij. Sipas raportimeve të mediave, ai bën fjalë për “alarm global të gabuar”. Ministria Federale e hodhi poshtë këtë letër duke e cilësuar si “mendim privat”. Sipas “Spiegel” ky punonjës u lirua nga funksionet./DW

Të fundit

Emërime të reja në burgje, zyrtarizohen drejtuesit e Peqinit dhe Elbasanit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka emëruar drejtuesit e rinj në Burgun e Peqinit dhe në Burgun e Elbasanit. Kështu,...

Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, hapen edhe kartelat e takimeve

Përfundon kontrolli blic në të gjitha burgjet. Inspektimi është kryer gjatë mbrëmjes dhe herët në mëngjes, bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha. Verifikimet janë...

Mandatet/ Gjykata Kushtetuese riaktivizon mekanizmin e një të pestës së deputetëve

Një vendim i shpallur nga Gjykata Kushtetuese në muajin maj, rrëzonte opozitën për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, por zbardhja e e plotë e tij më...

Spiunët – luftëtarët e padukshëm të Luftës së Ftohtë

Gjatë dekadave të përplasjes ideologjike mes Lindjes dhe Perëndimit, spiunët u kthyen në protagonistët më të heshtur, por më të rëndësishëm të betejës globale...

“Shqipëria në BE”/ Marta Kos: Objektivi, mbyllja e negociatave deri në 2027

Bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian po përparojnë me një ritëm të paprecedentë, duke shënuar një nga momentet më optimiste në rrugëtimin...

Lajme të tjera

Web TV