“1376 vite burg për persona që janë kapur me 3 cigare hashash, vetëm 1 kryetar bande i arrestuar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në pjesën e dytë në “Open” në Top Channel është folur për kultivimin e kanabisit mjekësor, një propozim i hedhur nga kryeministri Edi Rama. Avokati Adriatik Lapaj dha një shpjegim për dënimet që marrin poseduesit e kanabisit në Shqipëri.

“Kodi Penal i yni është i padrejtë. Në vendin tonë lejohet posedimi dhe konsumini i një sasie të vogël. Por ne bëjmë sikur nuk pihet, shumë e pijnë në Tiranë.

Gjatë vitit 2018 janë dhënë 1376 vite burg për persona që janë kapur me 2-3 cigare hashash. Janë 413 persona të arrestuar me 2-3 cigare hashash, ndërsa në vitin 2018 vetëm 1 kryetar bande është arrestuar. Kodi Penal dënon njësoj atë që ka 2-3 cigare me atë që trafikon 2-3 ton dorgë. Prandaj unë them se duhet ndryshuar Kodi Penal”,- tha Lapaj.

Ndërkohë që kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka doli kundër kësaj nisme pasi në këto momente, sipas tij, Shqipëria nuk i plotëson kushtet.

“Nuk plotësohen kushtet, pasi kjo do të bëhet për zgjedhjet që vijnë. Në qoftë se kjo jep një zhvillim në ekonominë shqiptare, unë jam pro. Pra në një të ardhme mund ta legalizojmë, por tani vendi nuk plotëson kushtet. Duhet të jetë Parlamenti i plotë, që debati të zhvillohet siç duhet. Por tani Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht për legalizimin e kanabisit”,- tha Duka.

Të fundit

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do të jetë gjithnjë e më...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Lajme të tjera

Web TV