Meta bën thirrje për votë nga qelia/ 11 maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon të bëjë fushatë nga burgu për zgjedhjet e 11 Majit. Në një postim në rrjete sociale, Meta, i cili është pjesë e listës së hapur në qarkun e Tiranës, kërkon votën më 11 Maj, ndërsa e cilëson një ditë të fitores së shqiptarëve.

“Edhe 6 javë na ndajnë nga 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë.

Dita e fitores të programit mbi pushtetin.

Dita e fitores të patriotëve ndaj mercenarëve.

Dita e fitores së Shqipërisë, që prodhon dhe eksporton dhe asaj që vetëm importon.

VOTO ILIR METAJ – QARKU TIRANË

Si të votoni për Ilir Metaj në Qarkun Tiranë:

Voto Nr. 1 – Koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Voto ILIR METAJ”, shkruan Meta.

Kujtojmë që Meta refuzoi ofertën e Berishës, duke e vendosur veten në listën e hapur të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Më 3 mars, kreu i PD Sali Berisha tha se Meta duhet të jetë në pjesën e mbyllur të listës së koalicionit, për shkak të pamundësisë së tij për të bërë fushatë nga qelia. /e.t

Të fundit

Si u kthye Samir Mane, në miliarderin e parë shqiptar

Nga errësira në dritë, nga stagnimi në transformim, epokat e reja shpesh lindin jo prej brohoritjeve publike, por prej...

Armëpushimi në Ukrainë është larg, sipas zyrtarëve pranë Trump

Zyrtarë të lartë të administratës Trump kanë diskutuar ditët e fundit se Washingtoni mund të mos jetë në gjendje të ndërmjetësojë një armëpushim midis...

Seanca në GJKKO, Spahia: Akuza nuk qëndron, është e ngritur mbi baza e porosi politike

Ishte formalitet i gjykatës për ta dërguar çështjen time për gjykim. Nuk pranova gjykimin e shkurtuar, kërkova gjykimin normal duke qene i bindur se...

Rama për Durana Tech Park:5 mijë vende pune,talentet e teknologjisë duhet t’i mbajmë afër

Mbahet sot eventi për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë te Durana Tech Park, hapësira që do të bëhet epiqendra e rritjes së...

Kryediplomati britanik në Kosovë për forcim të bashkëpunimit

Kreu në detyrë i ekzekutivit kosovar "theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiq endet...

Lajme të tjera

Web TV