SPAK përfundon hetimin për 6 personat që tentuan trafikimin e 1 ton kanabis drejt Greqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet për 6 persona të akuzuar se tentuan të trafikonin 1074.2 kg, kanabis në Greqi nëpërmjet Pikës se Kalimit Kufitar Kapshticë.

Mësohet se SPAK dërgoi çështjen për gjykim për 6 persona,  Adrian Sako, Zija Hidri, Bashkim Murataj, Gentjan Ramadani, Andrea (Renato) Muço dhe Mariglen Sako.

Më 12.02.2019 duke u gdhirë data 13.02.2019, të pandehurit Adrian Sako dhe Zija Hidri, në bashkëpunim me të pandehurit Bashkim Murataj dhe Gentjan Ramadani, nën drejtimin dhe organizimin e grupit të strukturuar kriminal nga ana e të pandehurit Bashkim Murataj, kanë tentuar të trafikojnë 104 (njëqind e katër) thasë të mbushur me lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva, në peshën e përgjithshme 1074.2 kg, nepermjet Pikes se Kalimit Kufitar Kapshtice.  Ndërkohë të pandehurit Andrea Muço dhe Mariglen Sako, megjithëse në dijeni të faktit kriminal të mësipërm, nuk kanë kallzuar në lidhje me faktin në organet e ndjekjes penale.

Bashkim MuratajI akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1 e 22, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të K.Penal

Gentian RamadaniAdrian Sako dhe Zija Hidri, të akuzuarPër kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1 e 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal.

Lexo edhe :  Çmimet referencë për taksimin e pasurive të paluajtshme, dalin hartat dhe metodologjia

Andrea (Renato) Muço dhe Mariglen Sako, të akuzuar: Për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 300/1 e 25 të Kodit Penal.

Të fundit

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares!

Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në lidhje me...

Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të emergjencës janë në gatishmëri të...

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt të këtij viti, pa përjashtim,...

26 korrik 1875/ Lindja e Gustav Jungut: Udhëtimi i mendjes drejt errësirës

Nga Leonard Veizi Në mëngjesin e qetë të 26 korrikut 1875, në brigjet e liqenit të Bodenit, në Kesswil të Zvicrës, lindi Karl Gustav Jung...

“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin

Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit...

Lajme të tjera

Web TV