“Tabela e re e shumëzimit është 7×7=313”/ Basha ironizon sërish Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha ka ironizuar edhe sot kryeministrin Edi Rama. Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, Basha thotë se Rama shkonte ndonjëherë në Pezë, Ndroq e Vaqarr dhe ai e di se ç’bënte.

Ndryshe nga herët e fundit, Basha sot ka regjistruar mesazhin jo nga makina, por nga një takim që ka zhvilluar pasditen e kësaj të hëne në Pezë.

Basha pyet përsëri Ramën se ku i ka shokët, teksa në sfond dëgjohet se qytetarët me të cilët ka zhvilluar takim kanë edhe pyetje të tjera për të.

Basha i thotë Ramës me ironi se tabela e re e shumëzimit është 7×7=313.

“O Rame! Nga Pezë-Ndroqi, Rame! Vijshe ndonjëherë, këtu, përpara ti! Ti e di se ça bojshe! Po ktu, edhe ktu, në Ndroq mo Rame, edhe n’Pezë edhe n’Vaqarr, pyetja, ka shumë pyetje, por pyetja kryesore që kanë për ty është: Ku i ke shokët mo Ram?! Ku i ke mo Ram shokët? Ëëëë? Paskan edhe një pyetje tjetër këtu! Dhe kryesorja mo Ram, këto janë të bind, që tabela e re e shumëzimit 7×7=313”,-tha Basha./   S,M

Të fundit

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Skandal në Serbi, qeveria shndërron universitetin në kazermë policore

Një tjetër akt autoritar i regjimit të Aleksandër Vuçiçit ka ndezur zemërimin e studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad. Studentët e Fakultetit të Filozofisë...

Lajme të tjera

Web TV