Kishin mbjellë një parcelë me kanabis, arrestohen dy persona në Peqin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në fshatin Pajovë të Peqinit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim,  pasi kishin mbjellë një parcelë me 2500 rrënjë kanabis.

Nga policia janë sekuestruar 300 kubikë të mbjellë me fidanë kanabis, tre automjete, një sasi lekësh e sende të tjera.

Njoftimi i policisë:

Peqin

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 300 kubikë të mbjellë me fidanë kanabis, tre automjete, një sasi lekësh e sende të tjera.

Vihen në pranga dy shtetas dhe një shpallet në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Elbasan, në zbatim të planit operacional për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat i kontrollit të territorit, kanë bërë të mundur evidentimin dhe goditjen e një rasti të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur ‘’Zgabel i Madh’’, në fshatin Pajovë të Njësisë Administrative Pajovë të Bashkisë Peqin, shtetasit:

  1. D., 25 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe Sh. K. 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Pajovë, Bashkia Peqin.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M. K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 300 kubikë të kultivuar me fidanë kanabis, kubikë me pleh për të kultivuar fara kanabisi, një pajisje me helikë centrifugale me motor me depozitë karburanti në të, çadër si ato ushtarake, një sasi lekësh, tre automjete fuoristrada pa targa, në pronësi të shtetasit Sh. K. dhe pajisje shtëpiake.

Lexo edhe :  Aksident në Shkodër, kamioni përplaset me makinën! Raportohet për 3 të plagosur rëndë

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Elbasan, për veprën penale ‘’Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim’’.

Të fundit

Policia e Tiranës aksion antidrogë në zonën e ish-parkut të autobuzave

Policia e Tiranës ka finalizuar një aksion antidrogë në kryeqytet ku ka sekuestruar kilogramë me drogë dhe arrestuar një...

Ankth te socialistët, pse Rama nuk jep datë për “qeverinë e re”?

Socialistët po shijojnë javën e fundit të pushimeve zyrtare të verës, përpara se të njihen me ndryshimet që Edi Rama ka menduar për qeverinë...

Shqiptari ndërron jetë pasi u qëllua nga karabinierët

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Sant’Olcese, në kodrat mbi Xhenova, pas një ndërhyrjeje të karabinierëve. Hetuesit dyshojnë...

Humbja më e thellë në karrierë, qan Neymar: Ndihem i turpëruar

Santosi pësoi një humbje të thellë 0-6 ndaj Vasco da Gamës në ligën braziliane, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin 'Vila Belmiro'. Ky...

Shtëpia e Bardhë pyeti nëse Zelensky do të vishte kostum në takimin me Trumpin

Shtëpia e Bardhë i ka pyetur zyrtarët ukrainas nëse Volodymyr Zelensky do të veshë kostum në takimin e tij me Donald Trump. Kështu Raporton...

Lajme të tjera

Web TV