Sipërmarrësja Mici: Banka na refuzoi kredinë, presim përgjigje për riaplikimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë rreth 1300 persona që punojnë në tri shoqëri të administruara nga sipërmarrësja Doniana Mici, të cilët presin miratimin e kredisë sovrane për të marrë pagat e tyre. Në një prononcim për gazetën “Fjala”, administratorja aplikoi për kredi, por përgjigjja e bankës ishte negative, prandaj sipërmarrësja ka riaplikuar dhe është në pritje të përgjigjes nga banka.

“Kam aplikuar për tri shoqëri, të cilat janë të ndara në aktivitete të ndryshme, por duke qenë se unë jam administratore në të tria këto shoqëri, administrohet risku sikur janë të tria në risk. Në rastin kur shteti del garant dhe i ka dhënë pikat e veta bankës, e cila jep  një përgjigje të thatë dhe thotë që situata juaj nuk është aq e mirë dhe nuk mund të merrni kredi bankare sovrane. Kur merr një kredi për biznesin, ti negocion me bankën, lë një koletaral dhe bën një marrëveshje”,- thotë Mici.

Ndërsa në lidhje me situatën ku ndodhen bizneset e saj, ajo shprehet se është një ndërmarrje e rëndësishme nga subjektet që marrin kredi, të cilën do ta shlyejnë vetë për të paguar punonjësit dhe për të mos shkurtuar asnjë nga puna. “Kjo është një situatë e vështirë, edhe për biznesin nuk është e lehtë të marrë një kredi për paga për punonjësit të cilët nuk kanë përfituar asnjë pagesë nga shteti në këtë periudhë.

Ne kemi bërë të pamundurën për t’i paguar deri tani punonjësit. Nuk mund t’i lihet në dorë një banke që të lërë pa rroga punonjësit e një biznesi që janë kontribuues të mëdhenj për këtë”, – thotë Mici, ndërsa shton se: “kam 1300 punonjës që nuk kanë marrë as pagën e luftës dhe as ndihmë”. Duke u nisur nga rasti konkret sipërmarrësja, e përqendruar kryesisht në fushën e fasonerisë (një nga bizneset më të prekura), sugjeron se marrëveshja qeveri-bankë, për çështjen e “kredisë sovrane”, duhet të rishikohet.

Lexo edhe :  Franca si vatër revoltash, Kriza e Majit 1968 dhe shpërthimi studentor

“Mendoj se qeveria duhet të riulet me bankat dhe të rinegociojë që këto biznese të mos ngelen pa marrë kredi, të cilën biznesi do ta paguajë vetë. Kam aplikuar që ditën e parë që ka dalë në sistem procedura për kredinë sovrane, duke qenë eksportuese unë jam mbyllur e para me urdhër të qeverisë. Punonjësit që janë në listat e sigurimeve shoqërore dhe nuk kanë punuar duhet të trajtohen patjetër me kredinë sovrane, pasi ato nuk kanë marrë akoma asnjë pagesë”, – thotë Mici.

Ndërsa në lidhje me argumentin që jep banka për mosaprovimin e kredisë, ajo shprehet se nuk ka një agrumet të qenësishëm. “Përgjigjja e bankës është se unë skualifikohem, pasi nuk përmbush kushtet për kreditim. Unë, në rast se do të kisha likuiditet, nuk do të shkoja në bankë. Ne presim që një ditë të rifillojmë dhe këta punonjës duhet t’i mbajmë në punë.

Kjo është një sakrificë e biznesit, që merr përsipër të paguajë një kredi për të mos lënë pa paga punonjësit. Banka po ndjek procedura shumë rigoroze, madje edhe me të forta se ato që kërkohen në kushte normale.

Ekonomia dhe bizneset kanë nevojë për para në qarkullim, për overdrafte, për të rinisur dhe ringritur punën, për të mos shkuar në kolaps”, -përfundon sipërmarrësja në reagimin për gazetën “Fjala”.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV