Fushata zgjedhore! Rama dhe Berisha sot miting në Itali, pak kilometra larg njëri-tjetrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas hapjes së fushatës elektorale nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, Edi Rama dhe Sali Berisha do të jenë këtë të diel në veriut të Italisë për të bindur emigrantët t’i votojnë ata.

Kryesocialisti Rama do të zhvillojë takim me shqiptarët e Diasporës në Milano, në orën 15:00 ndërsa një orë më pas pak kilometra më larg mbështetësit e Berishës do të mblidhen në Breshia.

Pakot e para zgjedhore do të mbërrijnë me postë fillimisht në dy vendet më të afërta Greqi dhe Itali, aty ku është dhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë

Në fillimin e javës pritet të nisë edhe shpërndarja e zarfeve me fletët e votimi. Me marrjen e tyre nga emigrantët pas leximit të udhëzimeve dhe plotësimit të fletës së votimit, mund të nisin direkt votën e tyre me postë për në Shqipëri.

Sipas të dhënave në Itali janë regjistruar afro 90 mijë votues nga jashtë, ndërsa numri total i personave që ju dërgohet fleta e votimit në emigracion, është 245 953./   S,M

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV