Rama sërish për ‘mini-shengenin’: Ndasitë midis Kosovës dhe Serbisë të mos bllokojnë bashkëpunimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish për të ashtuquajturin Shengen Ballkanin apo mini-shengen, dhe objektivat që kërkohen të arrihen nëpërmjet kësaj nisme. Në një intervistë për televizionin kroat, Rama tha se qëllimi i kësaj nisme është thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe realizimi i katër lirive që ekzistojnë edhe brenda Bashkimit Evropian.

“Bashkëpunimi rajonal për ne është thelbësor. Ju, në Kroaci, jeni pjesë e BE – ne nuk jemi. Dhe derisa të jemi aty, nuk e shoh pse nuk mund të mund të lëviznim lirshëm brenda rajonit tonë. Të kesh lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mallrave, të kapitalit të shërbimeve – që janë katër liritë e vetë BE-së. Shengen është përdorur si një pikë referimi, dhe i referohet këtyre katër lirive brenda Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Rama.

Sipas Ramës, ndasitë që ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht midis Kosovë-Serbi nuk duhet të bllokojnë bashkëpunimin në rajon.

“Po ka shumë mosmarrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës – por kjo nuk duhet të jetë pengesë për të bashkëpunuar. Dhe sa më shumë të bashkëpunojmë, aq më shumë flasim, aq më shumë njerëz njihen me njëri-tjetrin, më shumë në biznes, në shkëmbime njerëzore, shkëmbime kulturore dhe shumë gjëra të tjera, do të jetë më e lehtë për të kuptuar njëri-tjetrin dhe për të zgjidhur gjërat. Përndryshe, nëse presim të zgjidhim gjithçka para se të fillojmë bashkëpunimin, kurrë nuk do të jemi në gjendje as të bashkëpunojmë dhe as të zgjidhim gjithçka”, ka deklaruar kreu i qeverisë shqiptare.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV