Kufijtë/ Serbia provokon Kosovën nëpërmjet Shqipërisë, ende asnjë reagim nga Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia është duke përdorur hapjen e kufijve pas pandemisë së koronavirusit si një provokim të drejtëpërdrejtë ndaj shtetësisë së Kosovës, dhe për këtë po përdor Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi sot se “nga 1 qershori Serbia do të rihapë kufijtë për shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”. Por Serbia dhe Shqipëria nuk kanë një kufi të përbashkët.

Propaganda serbe qëllimisht përdor Shqipërinë për të mos pranuar në asnjë moment kufijtë shtetëror të Republikës së Kosovës. Dhe kjo fushatë e Beogradit në këtë moment duket e mirë-koordinuar.

Edhe një ditë më parë, Qeveria e Serbisë deklaroi se “në kuadrin e lehtësimit të masave të koronavirusit do të hapë kufijtë për qytetarët e katër shteteve fqinjë, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”.

Pavarësisht provokimeve të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës, duke përdorur Shqipërinë, nga Tirana zyrtare nuk ka ende asnjë reagim.

Të fundit

Zjarri te Pazari i ri në Tiranë, zjarrfikësit në vendngjarje

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një banesë pranë Pazarit të Ri në kryeqytet. Po shihen nga larg...

“Motra ime e dashur Meloni…” Rama flet në konferencën për Ukrainën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim me tone miqësore dhe ironike gjatë Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, që u zhvillua në...

E rëndë në Shëngjin/ Punëtori bie nga skela, dërgohet me urgjencë te Spitali i Traumës

Një aksident në punë ka ndodhur sot pranë një kantieri ndërtimi në zonës e “Ranës së Hedhur” në Shëngjin. Sipas burimeve policore, një punëtor ka...

Jamarbër Malltezi flet pas lirimit: Brenda një dite më sekuestruan…

Pas afro dy vitesh në arrest shtëpie, Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur publikisht për herë të parë...

Përçarje në PD? Kikia: Salianji s’duhet të presë që t’i shtrojnë tapetin e kuq

Gjatë intervistës, analisti Mentor Kikia komentoi edhe lirimin e Ervin Salianjit nga burgu dhe faktin që ai nuk u prit nga asnjë drejtues në...

Lajme të tjera

Web TV