Debati për Teatrin/ Spiropali: Protestuesit nuk janë artistë. Hajdari: Të të vijë turp, kërko falje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rudina Hajdari dhe Elisa Spiropali janë përfshirë në një debat me replika për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Spiropali tha se Teatri duhet të shembet, dhe se ata që protestojnë nuk janë artistë, por disa politikanë, që sipas saj, janë tallur gjithë jetën.

“Ata nuk janë as politikanë as korifej të teatrit, janë disa politikanë që janë tallur me teatrin. Të jeni të sigurt se teatri i ri do ngrihet aty ku është ky sot, më i ri më i bukur. 98 përqind e aktorëve të jetojnë aty në një skenë dinjitoze.

Shqipëria ka nevojë për një teatër dinjitoz. Opozita jashtë parlamentare kërkon të bëjë pazar, si ju këtu brenda. Fajin nuk e ka maxhoranca, por partia që ju u ka nxjerrë tradhtar. Ju e mbajtët opozitarizmin në Shqipëri dhe respektuar institucionet”, tha Spiropali.

Lidhur me këtë, Hajdari tha se Spiropalit duhet ti vijë turp që fyen artistët dhe duhet ta tërheqë deklaratën, duke iu kërkuar falje atyre.

“Duhet t’iu vijë turp që fyeni artistët. Të isha në vendin tuaj do e tërhiqja atë fjalë dhe do kërkoja falje. Sa i përket sistemit, a e kuptoni që në këtë Parlament nuk bëhet asgjë për shqiptarët, a e kuptoni që Parlamenti është kthyer në pazare vetëm për biznesmenët, me të cilët rrini çdo ditë.

Është bërë ky Parlament një lavatriçe e pastrimit të parave. Ndryshimi i sistemit duhet të jetë i atillë, që qytetarët shqiptarë të jenë të përfaqësuar këtu, dhe jo vetëm vullneti i kryetarit tënd”, tha Hajdari.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV