George Clooney: Në 10 vjet martesë me Amalin nuk jemi grindur asnjëherë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori George Clooney ka treguar se martesa e tij me avokaten e njohur Amal Clooney është ndër gjërat më të mira që i ka ndodhur në jetë. Aktori 63-vjeçar dhe bashkëshortja e tij janë të martuar prej vitit 2014, dhe sipas tij, për 10 vjet ata nuk janë grindur asnjëherë.

Ai këtë e ka thënë gjatë një interviste me gazetaren Gayle King në emisionin CBS Mornings, ka raportuar The Cut.

“Më kujtohet që kemi qenë këtu më parë dhe thamë se nuk jemi zënë kurrë. Ende është ashtu. Po përpiqemi të gjejmë ndonjë gjë për t’u zënë!”, ka thënë Clooney

Ai shtoi se ndihet me fat çdo ditë që e ka Amalin në jetën e tij.

“Ndjej sikur kam fituar llotarinë. Nuk kalon asnjë ditë pa menduar se jam njeriu më me fat në botë. Kështu që është fantastike”.

Çifti ka dy fëmijë, binjakët Alexander dhe Ella, që tashmë janë shtatë vjeç, dhe aktori ka thënë se ata i bëjnë ditët edhe më të bukura.

“Janë në një moshë shumë të mirë, gati tetë vjeç. Janë kureshtarë dhe qesharakë. Çdo prind mendon se fëmijët e tij janë të mrekullueshëm, por tanët na bëjnë të qeshim shumë”, ka thënë ylli./E.Ç

Të fundit

Linda Rama: Si i perceptova prishjet pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve

Nuk do të më kishte shkuar mendja vetë, po të mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa...

Situata me zjarret, MM zbulon ku ka vatra aktive

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 vatra...

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë...

Lajme të tjera

Web TV