Lëvizte me “Benz” luksoz në Shkodër, arrestohet i riu me rrezikshmëri të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë. Në pranga ka rënë shtetasi Françesk Vala, 26 vjeç ndërsa bashkë me të është arrestuar edhe shtetasi M.Gështenja.

26 vjeçari, Françesk Vala është njëri prej autorëve të një pengmarrjeje së dy personave, ngjarje e ndodhur në 21 nëntor të vitit 2015 në zonën e Dukagjinit.

26 vjeçari është arrestuar në lagjen “Rus” në Shkodër, teksa po lëvizte me një makinë tip benz ML bashkë me shtetasin M.Gështenja.

Pas një operacioni të mirëorganizuar u arrit arrestimi i 26 vjeçarit, që policia e ka në skedën e saj si një person me rrezikshmëri të lartë. Vala sipas burimeve është i dënuar në mungesë nga gjykata e apelit në Shkodër me 8 vite burg.

Operacioni për arrestimin e tij është bërë nga policia e Shkodrës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit.

Françesk Vala është i akuzuar bashkë me 6 persona të tjerë për pengmarrjen e dy vëllezërve S.K dhe A.K ngjarje e ndodhur në vitin 2015 në Dukagjin. Shkak i kësaj pengmarrje dyshohet të jenë pazaret e drogës asokohe.

Të fundit

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me te çdo...

Lajme të tjera

Web TV