Ulëset e mesit bosh për distancë publike, a do rriten çmimet e biletave?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mes të muajit mars, çmimi i një bilete avioni arriti nga 200, fillimisht në 350$, e më pas deri në 700$. Kush mundi, udhëtoi edhe në atë kohë pasi duhej të kthehej në shtëpi, pavarësisht çmimit të lartë apo abuzimeve nga ana e kompanive të fluturimit.

Por ndërsa sot shtete të ndryshme po mendojnë ti rikthehen gradualisht normalitetit, bashkë me kompanitë ajrore që do ti kthehen ritmit të para pandemisë, pyetja që ngrihet është: sa do të shkojnë çmimet e biletave pas koronavirusit fill pas hapjes së kufijve?

Delta Air Lines ka nxjerrë jashtë përdorimit ulëset e mes pasagjerëve pasi do të shërbejë për të ruajtur distancën fizike. Kështu, sipas një vlerësimi paraprak, rreth 40% e ulëseve në avion do të jenë jashtë funksionit deri më 30 qershor.

Edhe linja të tjera të fluturimeve si Emirates, American Airlines, Japan Airlines, United, Wizz Air etj po adoptojnë të njëjtat masa. Por a do të përkthehet kjo në një rritje automatike të çmimit të biletave? Nga 4 maji, kompania amerikane Frontier Airline njoftoi se nga 8 maji deri më 31 gusht, çdo pasagjer i saj do të duhet të paguajë për “dhomën bosh”, hapësirën mes dy pasagjerëve, duke nisur nga vlera 39$.

Por kjo pagesë ekstra zgjati vetëm 48 orë pasi vendimi u kritikua gjerësisht nga disa kongresmenë amerikanë, duke bërë që kompania të tërhiqej.

Gjithsesi fjala e fundit i mbetet IATA-s, Shoqatës Globale të Tregtisë Ajrore, e cila e miratoi vendimin që ulëset e mesit të mbeten bosh për një kohë të pacaktuar si një masë parandaluese për përhapjen e pandemisë por ende nuk ka vendosur nqs kjo do të shoqërohet me kosto ekstra në çmimin e biletës, edhe pse do të rezervohet vetëm 50-60% e kapacitetit të avionit.

Lexo edhe :  Vijojnë sulmet ruse në Ukranë, 3 viktima dhe 34 të plagosur

Ndërkohë ekspertët ngrenë pikëpyetje edhe nqs rënia në çmimin e naftës do të reflektohet apo jo, sërish në çmimin e biletës?

Burimi: CNN, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Vlorë/ Shembja e ndërtesave pranë Portit, banorët përplasen me Policinë

Ka nisur ditën e sotme shembja e disa banesave pranë Portit detar të Vlorës, në lagjen 1 Maji. A2 CNN...

“A ka elitë PD-ja? Mos u fshihni pas gishtit! Kjo parti ka rënë në hall”

Kriza në Partinë Demokratike sa vjen edhe thellohet, teksa zërat kritikë që kërkojnë hapjen e saj dhe reformimin, po shtohen çdo ditë edhe më...

Çfarë përfiton Georgina Rodriguez nga martesa me Ronaldon? Zbulohet kontrata

Cristiano Ronaldo do i jap fund beqarisë duke u martuar me bashkëshorten e tij, Georgina Rodriguez. Mediet në Portugali kanë zbuluar se çifti ka...

Shoku i tij shqiptar u vra në Belgjikë, Van Damme shpreh ngushëllimet

Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka shprehur hidhërimin e tij për vrasjen e Ndue Mylyshit disa ditë më parë në Belgjikë. Në...

Të rinjtë shqiptarë nuk po ndjekin pasionet, duan degë me fitime të mëdha

Për të dytin vit radhazi, degët e informatikës dhe inxhinieritë janë programet më të kërkuara nga të rinjtë për të vijuar studimet e larta...

Lajme të tjera

Web TV