Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19 në Spanjë

Është rritur sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 217 viktima, 33 viktima më shumë se një ditë më parë, duke e çuar numrin e përgjithshëm e të infektuarve në 27.321.

Ndërkohë është rritur gjithashtu edhe numri i rasteve të reja, duke shkuar në 228.540 të infektuar.

Ndërsa 2.551 persona kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm e të shëruarve në 143.374.