FOTO/ Del nga spitali pas 49 ditësh, Alimadhi tregon momentet e tmerrit që kaloi nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Adriatik Alimadhi ka dalë ditën e sotme nga spitali pas plot 49 ditësh që qëndroi i shtruar, pasi ishte infektuar me koronavirus.

Në një postim në “Facebook”, Alimadhi ka treguar momentet më të vështira që ka kaluar për shkak të Covid-19,  që nga shtrimi, kalimi në reanimacion e deri tek përmirësimi i tij, duke publikuar dhe foto.

“Nuk ngopesha edhe me 2 burime oksigjeni. Perdora oksigjenin e vellait tim Fatosit, pra 30 litra oksigjen.”-shprehet ai.

Ndërkohë ai ka falënderuar bluzat e bardha për të gjithë punën e bërë dhe përkushtimin që treguan ndaj tij.

Postimi i plotë i Adriatik Alimadhit:

Te dashur miq, Sot po e le spitalin pas 49 ditesh.

Dashte Zoti nuk e shoh me kurre.

Momentet me te veshtira per mua ishin:

Kur u mbylla diten e pare ne dhomen e spitalit. Hyrja ne pavion, infermierja, dy bidona uje gjysem litri.

97 here te perdorura gjithe naten. Aspak gjume.

Mbi qindra here i shpuar nga gjilperat, sa nuk mbanin me damaret. Kur u perkeqesova ne spitalin infektiv bllokimin e frymemarrjes.

Nuk ngopesha edhe me 2 burime oksigjeni. Perdora oksigjenin e vellait tim Fatosit, pra 30 litra oksigjen.

Nderhyrja e doktoresh Neviles me kthehu ne jete. Moment tjeter shume i veshtire kuptohet ishte kalimi per ne reanimacion.

Te urgjenca e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ erdhi vet drejtori, z. Perlat Kapisyzi, i cili m’u prezantua.

5 pese ditet me te veshtira ne reanimacion ne gjendje jo te mire shendetesore.

Dita e 8 lash reanimacionin ne nje gjendje me te mire shendetesore. Pas 35 ditesh u çova ne kemb.

Pas 37 ditesh lava gojen. Pas 45 ditesh lava trupin dhe fillova te ecja me ngadale dhe trupi po çlirohej nga dita ne dite.

Lexo edhe :  Balluku: Përballuam kërkesën e lartë për energji, kemi furnizim normal

49 dite po dale nga spitali.

Kafen e pare pas 50 ditesh e piva ne zyren e Profesor Perlat Kapisyzi drejtor i spitalit Shefqet Ndroqi, nje Burre Babaxhan.

Falenderoj te gjithe stafin e doktoreve, reanimatore, infermiere, sanitare dhe te veçanten shefen e reanimacionit Dr. Alma Cani. Punonte ne grup me staf te konsoliduar por dhe shume njerezor.

Nje falenderim dhe mirenjohje per doktoreshe Silvana Bala, per keshillat mjekesore dhe ndjekjen nga afer ndaj meje e cila me priti dhe beri daljen time sot ne spitalin Sanatorium ‘Shefqet Nqroqi’.

Respekt dhe mirenjohje per drejtorin e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ Prof. Dr. Perlat Kapisyzi me gjithe stafin e tij. Te perkushtuar dhe profesionalisht te afte. Çdo dite vizita dhe me kartele ne dore tek pacienti.

Kjo e bente me te besueshme marredhenien doktor-pacient. Personalisht mendoj se eshte shume e dobishme ne ecurine e sherimit te nje te semuri, e cila ka ndikuar edhe te une!

MIRENJOHJE PER BLUZAT E BARDHA.

Sinqerisht ju falenderoj nga zemra qe me sherbyet me perkushtim dhe me dhate JETEN TE JETOJ.

ZOTI BENE ME TE MIREN.

Ne vazhdim;

Do zbatoj keshillat e mjekeve.

Per 45 dite do te vazhdoj terapine ne kushtet e shtepise.

Disa foto te cilat tregojne se si e kam perballuar virusin vrases, tashme te quajtur

COVID-19.

Adriatik Alimadhi

Të fundit

26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është...

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një...

Manikyri xhel do ndalohet, është kancerogjen!

Nga data 1 shtator 2025, një përbërës kimik shumë i përdorur në produktet për thonj, i quajtur TPO, (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide), nuk do të...

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me jetën dhe veprën e saj frymëzoi botën. E lindur më 26...

Katari akuzon Izraelin!

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është "në tryezë", thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, por sipas tij, "nëse Izraeli dëshiron...

Lajme të tjera

Web TV