Qytetarët në liqenin artificial, shkarkohet shefi i komisariatit nr.1 në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë, është shkarkuar nga detyra. Mësohet se shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të shkeljes së fashës së orarit të vendosur për lëvizjen e qytetarëve gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ka qenë frekuentimi i vazhdueshëm i zonës së liqenit artificial, që mbulohet nga komisariati nr.1, çka ka sjellë vendimin e Drejtorit të Policisë së Tiranës për të shkarkuar nga detyra kryekomisarin.

Edhe shefi i komisariatit nr.2, që mbulon një pjesë tjetër të zonës së liqenit artificial, ka marrë vërejtje për situatën.

Fjala.al raportoi sot se, menjëherë pasi u bë publike nga Ministria e Shëndetësisë se ishin 18 raste të reja me COVID-19, Policia mbylli parkun e liqenit artificial dhe shumë prej lulishteve të qytetit, kryesisht ato që mbulohen nga komisariati nr.1 dhe nr.2.

Të fundit

E Enjtja magjike e futbollit shqiptar

Nga ERVIN BAKU Një e Enjte zakonshme Korriku, por që do të mbahet mend gjatë. Tri fitore në një mbrëmje....

Britanikja emocionon duke kënduar shqip, Rama: Shqiptar bëhesh edhe me zemër

Britanikja Sara Payman ka emocionuar me zërin e saj duke kënduar këngë shqiptare. Video është ndarë nga kryeministri Edi Rama në Facebook. Bashkangjitur videos së...

Ka një shkëputje të rrezikshme: në çështjen e Gazës, politika nuk flet më për popullin

nga Gaby Hinsliff Fillimisht duhej të ishte një bisedë e ngrohtë për gatimin dhe përvojat e mëmësisë së re. Por programi Woman’s Hour i BBC Radio...

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

Plazhet e Shqipërisë do të kthehen në “hit” këtë verë. Vendi ballkanik shkëlqen me një thesar plazhesh kilometra të gjata të fshehura midis mbetjeve...

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares!

Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e Anesti Ramës, ngjarje...

Lajme të tjera

Web TV