Spiropali për procesin e anëtarësimit në BE: U sigurua nga Edi Rama dhe PS!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e kësaj të Enjte në “Opinion” u shtrua pyetja “Përse Partia Socialiste po kërkon një mandat të 4-ërt?” E para e dha një përgjigje kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Sipas saj, përpos reformave në çdo sektor, fakti që sot Shqipëria është shumë pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian është atribut i kësaj force politike.

“Fakti që jemi sot këtu s’është rastësi, nuk ka rënë nga qielli”, tha ajo.

Po a është integrimi në BE i lidhur pazgjidhshmërisht vetëm me PS-në?

“Proces që është përshpejtuar, përforcuar e siguruar nga Edi Rama dhe PS-ja”, u përgjigj Spiropali.

Ndërsa kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha e quajti një të “pandehur që po lufton hapur me organet e drejtësisë” dhe “non-grata në dy shtete partnere strategjike”. Po ashtu rreshtoi 4 momente si “minus” në sytë e ndërkombëtarëve.

“Shanset historike i kanë humbur për shkak të politikave të mbrapshta. Shqipëria në ’96-ën ishte pranë dhe shumë pranë këtyre proceseve, u vodhën zgjedhjet. Në ’97-ën lam nam ndërkombëtar me një luftë civile e cila u shkaktua pikërisht nga kjo lloj politike. Në 2008-ën u hodh në erë një fshat i tërë, u vranë 26 persona dhe desh humbën procesin e anëtarësimit në NATO. Në 2011-ën u vranë 4 qytetarë të pafajshëm në bulevard nga armët e shtetit, e të tjera…Që e kanë larguar këtë proces.”/E.S

 

Të fundit

Cilat janë shenjat e zodiakut më me fat për muajin shtator?

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë muajit shtator, në dashuri, karrierë dhe...

“PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Rama”

Sesioni parlamentar i Kuvendit të zgjedhur më 11 maj nis punimet në muajin shtator, por opozita përveçse është në krizë, ka shfaqur edhe një...

6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik

Venla, Henli dhe Antti janë një grup të rinjsh nga Finlanda që kanë ardhur për pushime në Shqipëri. “Është hera e parë që vij në...

Kandidati i Lapajt: Në akademinë time, fëmijët jetimë e kanë kursin falas

Azmer Duleviç, inxhinier elektrik dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit në listat e "Shqipëria Bëhet", ka njoftuar se të gjithë fëmijët që...

Kush janë 3 ministrat që Rama nuk do i largojë kurrë?

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit të tij qeveritar dhe vetëm...

Lajme të tjera

Web TV