“Tregoni që nuk jeni dele!” Mesazhi i Lulzim Bashës për zgjedhjet e 11 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, teksa ka publikuar sot (2 maj) një video-mesazh në rrjetet sociale, ku i drejtohet edhe “socialistëve të ndershëm”, duke u kujtuar se “po mbështesin një regjim që ka pasuruar një grusht njerëzish në kurriz të qytetarëve të zakonshëm”.

“Pse pranoni të trajtoheni si dele? A nuk ndjeni turp kur ata që keni votuar notojnë në para të vjedhura, ndërsa ju s’mund të bëni dot një javë pushime?”, shprehet Basha.

Ai i bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga Edi Rama dhe të zgjedhin Shqipërinë, jo krimin dhe korrupsionin.

Mesazhi i plotë i Bashës:

“Kam një mesazh për socialistët e ndershëm—jo për ata të 7×7=313! Pse pranoni të trajtoheni si dele? Si njerëz pa tru, që u tërheqin nga hunda? Në 2013-ën, të paktën donit të vinit në pushtet. Po kë sollët në pushtet? Kush përfitoi? Ju? Familjet tuaja? Apo Lali Eri, Saja, Ben Ahmetaj, Ilir Beqja, Ilir Meta, Gjush Dako, Ter Koka, Vis Rroshi dhe gjithë çeta e tyre? Ju u dhatë pushtetin, ata e ndanë mes kriminelëve të korruptuar, përdhunuesve dhe trafikantëve.

A nuk ndjeni turp? Ju, që kurseni deri edhe nga buka e gojës për të arsimuar fëmijët tuaj, kur ai ua dorëzoi pushtetin banditëve! Dhe ju prapë nga pas, si dele. Rezultati? Paratë tuaja në xhepat e pushtetarëve, ndërsa ju prapë me gisht në gojë.

A nuk ndiheni të turpëruar kur i shihni ata që u keni besuar, i keni votuar duke notuar në para të vjedhura, të mykura nëpër bodrume? Kurse ju s’mund të bëni dot as një javë pushime! Ata ju vjedhin, ju poshtërojnë, ju lënë pa bukë, pa të ardhme—dhe prapë ju tërheqin pas si derrat në llucë.

Lexo edhe :  Gjylameti fjalim lamtumire: Shërbeva me ndershmëri! PS vijon historinë me kapitenin Rama

Me 11 maj, tregoni që nuk jeni dele! Shumë prej jush kanë reflektuar. Shumë prej jush e kanë kuptuar se nuk mund të vazhdojnë të votojnë për të pasuruar një grusht njerëzish dhe për të mbajtur mbi supe njollën e turpit të një grupi që u ka shërbyer vetëm të korruptuarve dhe vetëm kriminelëve.

Ju e keni në dorë, o jeni me Shqipërinë, o jeni me Edi Ramën! Nëse jeni me Edi Ramën, jeni kundër Shqipërisë, jeni kundër familjeve tuaja!”. m.p.

Të fundit

1987 – Klaus Barbie, “Kasapi i Lyonit”, dënohet për krime kundër njerëzimit

Më 4 korrik 1987, në një nga gjyqet më të rëndësishme pas Luftës së Dytë Botërore, Klaus Barbie, ish-shefi...

Rama paralajmëroi ndërhyrje te çmimi i naftës/Konfindustria: Mirëpresim nismën e qeverisë

Pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndërhyrjen e shtetit për të rregulluar çmimin e naftës, ka ardhur një reagim edhe nga Konfindustria. Në një deklaratë, administratori i...

“Në Vlorë, administrata inekzistente”/ Meçe: Ligjin e bëjnë të fortët

Analisti Arben Meçe thotë se në Vlorë, administrata është inekzistente, pasi ligjin e bëjnë të fortët, të cilët kanë zënë rrugët dhe parkimet. Në...

Kryen aktivitete të paligjshme në liqenin e Komanit, procedohen penalisht 5 shtetas

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht 5 persona pasi u kapën në flagrancë duke kryer aktivitete në kalatën dhe në liqenin e Komanit, në...

Mjegulla misterioze mbulon Durrësin, pamje të rralla nga bregdeti

Një fenomen i pazakontë atmosferik është regjistruar këtë të premte në bregdetin e Durrësit. Një mjegull e dendur ka zbritur mbi det, duke zbehur dukshmërinë...

Lajme të tjera

Web TV