Putin ndryshon objektivat për Ukrainën, çfarë ndodhi që u bind?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Informacionet e mbledhura nga burime amerikane dhe perëndimore sugjerojnë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka ndryshuar drejtimin e fokusit të tij të menjëhershëm në luftën kundër Ukrainës, duke u përqendruar më shumë në arritjen e objektivave afatshkurtra.

Ky ndryshim ka si qëllim konsolidimin e kontrollit mbi territoret që forcat ruse kanë pushtuar dhe forcimin e ekonomisë ruse, e cila po përballet me sfida serioze, sipas disa burimeve të njohura me raportet e inteligjencës që kanë folur për CNN.

Ndryshimi tregon një devijim nga vlerësimet e mëparshme të shërbimeve të inteligjencës, të cilat sugjeronin se Putin besonte se situata në fushën e betejës ishte në favor të tij dhe se kishte forcën dhe mundësinë për një luftë të gjatë kundër një Ukrainë të dobësuar, me synimin për të marrë nën kontroll të gjithë vendin.

Perceptimi, që mund të sugjerojë një ndryshim në mendimin e Putinit, është në përputhje me mendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe negociatorëve të tij, që besojnë se Putin mund të jetë tani më i gatshëm të shqyrtojë mundësinë e një marrëveshjeje paqeje.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë mbeten skeptikë ndaj pretendimeve të Putin se ai është i interesuar për një marrëveshje paqeje, pavarësisht se propozimi i SHBA përmban kushte që janë në favor të Rusisë, duke përfshirë njohjen e një pjese të madhe të territoreve të pushtuara. m.p.

Të fundit

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Deficiti i jashtëm i ekonomisë shqiptare ra me 41% në tremujorin e parë

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente ra...

Lajme të tjera

Web TV