“Kurti po blen kohë”, opozita fajëson kryeministrin në detyrë për krizën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga 15 prilli po tentohet konstituimi u Kuvendit të Kosovës.

Të enjten, duke u thirrur në përpjekjet për zhbllokim të situatës, Lëvizja Vetëvendosje përmes kryesuesit të seancës propozoi të kalohet në votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin.

Partia Demokratike e Kosovës e sheh si blerje të kohës propozimin për votë të fshehtë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu thotë: “Subjekti politik që ka provuar të devijojë nga procedurat absolutisht që ka bërë përpjekje vetëm për të blerë kohë, sepse e dinë që kandidatja në fjalë nuk arrin që t’i marrë votat”.

Njohësit e çështjeve politike në Kosovë, këtë lëvizje e shohin po ashtu të qëllimshme për të vazhduar bllokadën dhe për të fajësuar partitë që deri tash kanë qenë në opozitë.

“Qëllimisht e bëri për t’i ikur përsëritjes së dështimit, duke dashtë të duket në sipërfaqe kinse opozita do të dështojë votimin e fshehtë”, shprehet eksperti i politikës, Dritëro Arifi.

Rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës nuk lejon që mënyra e votimit të ndërrohet përderisa është duke vazhduar procesi i konstituimit.

Sipas njohësve, kërkesën për votim të fshehtë, Lëvizja Vetëvendosje e bëri duke shpresuar në votën e ndonjërit prej deputetëve jashtë grupit të tyre.

“Ky skenar është bërë për të nxjerrë diçka, nëse ndonjë deputetë mund të ndryshojë mendjen ndërkohë”, shton Arifi.

Por, këto lëvizjes të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, sipas njohësve mund t’i kushtojnë kësaj partie, por edhe konstituimit të institucioneve.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mbahet të shtunën më 3 maj në orën 10:00. m.p.

Të fundit

Stoli i Italisë gjen zgjidhje zyrtarisht: trajneri i ri është Gennaro Gattuso

Italia ka zyrtarizuar Genaro Gatusson si trajnerin e ri të përfaqësueses. Gatuzo do të pasojë Spalletin, i cili...

“Ndaj PSG do jetë mision i vështirë“, Simeone: Në Botërorin e Klubeve tregojmë veten:

Trajneri i Atletico Madrid, Simeone iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj PSG-së në Botërorin e klubeve. “Liga dhe Botërori i Klubeve janë dy...

Investimet gjermane në Shqipëri, ku shkojnë mbi 1.2 miliardë euro?

Vlora ka një vend të ri të depozitimit të mbetjeve. Landifilli i Sherishtës, pjesë e një bashkëpunimi financiuar gjerman ka nisur të funksionojë zyrtarisht....

“Ëndrra ime është Milani”, Igli Tare siguron kartonin e mesfushorit shqiptar

Milani është në pozita të favorshme për të blerë mesfushorin shqiptar të Club Brugge, Ardon Jashari. Igli Tare jo rastësisht po tenton të afrojë...

Presidenti i Qipros: Irani na kërkoi t’i përcjellim Izraelit “disa mesazhe”

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Zyra e tij bëri të ditur se...

Lajme të tjera

Web TV