Mungesa e ambasadorit amerikan në Tiranë, Rama: Nuk e shoh si largim të SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej 26 qershorit 2023, kur Yuri Kim u largua nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dërguar ende një ambasador në vendin tonë, ndërsa janë përfaqësuar nga e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn.

Mungesën e një ambasadori amerikan në vend, Rama tha në intervistën për A2CNN se nuk e sheh si largim të amerikanëve. Lidhur me funksionimin e tyre të brendshëm, Rama tha se nuk është çështje e tij për ta komentuar.

“Unë kam ndërprerë bërjen e lajmeve për takimet me ambasadorët që kur kam ardhur në detyrë, edhe kur isha në bashki nuk bëja… vetëm në raste të rralla, sepse më duket gjëja më e pakuptimtë.

SHBA janë mjaftueshëm afër Shqipërisë dhe nuk shoh asnjë largim. Ndërkohë që për sa i përket funksionimit të tyre të brendshëm, nuk është çështja ime, është çështja e tyre”, tha kryeministri./E.S

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV