Kush po luan me fatet e Shqipërisë ?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

Gjatë historisë saj 35 vjeçare, Partia Demokratike jo në pak raste ka tentuar të luajë me fatet e Shqipërisë. Duke e nisur nga piramidat, hapja e depove të armëve dhe shkatërrimi i shtetit në 1997, grushti shtetit në 1998, apo dhe cicërimet e panumurta të kreut të asaj partie në shqip dhe gjuhë të huaj, e kanë turpëruar dhe rrezikuar shpesh fatin e Shqipërisë. Kurdoherë, kur bëhej fjalë për progres të vendit , kur bëhej fjalë për afrimin e Shqipërisë me familjen europiane, gjithmonë kur nderkombëtarët vlerësonin arritjet dhe zhvillimin e vendit, do të dilte Berisha dhe çirakët e tij, të nxinin gjithçka.

Por pse ka ndodhur kështu, pse gjithmonë Partia Demokratike dhe drejtuesi i saj, kanë qenë vazhdimisht kundër fateve të këtij vendi. Kundër ka qenë ajo parti dhe ai kryetar partie, edhe kur ra tërmeti shkatërrimtar, edhe kur ra Covidi, edhe kur nderkombëtarët vinin dhe po vijnë për të afirmuar mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë.

Atëhere, kush e ka mision të luajë me fatet e këtij vendi ? Edhe në këtë fushatë elektorale, PD-ja dhe Berisha po luajnë me fatet e vendit. Ata kurrë nuk mund të bëjnë asgjë, nga sa ka bërë deri sot Edi Rama dhe Partia Socialiste për Shqipërinë. Sapo doli nga “arresti shtëpiak”, (por edhe kur ishte 333 ditë në arrest) Berisha nxitoi të nxinte arritjet, zhvillimin, sukseset, qeverisjen, kryeministrin, dhe nisi “turneun” dhe takimet me krerët e PPE, për të njollosur fatet e këtij vendi, dhe penguar ecjen përpara drejt BE.

Pavarsisht se përpjekjet e tij ishin dhe mbeten të dështuara, fakti që Berisha ka kthyer edhe Partinë Demokratike në “levë qorre” për të mohuar dhe nxirë arritjet e Shqipërisë, flasin shumë. Si mundet që një parti politike, për interesat e një njeriu të vetëm, që njëherë iku, dhe pastaj u rikthye në krye të partisë për të mbrojtur vehten, arrin deri atje sa luan me fatet e vendit ? Ata që Berisha mban pas vehtes, janë transformuar në sejmenë të bindur, edhe pse e kuptojnë se rruga mbi të cilën po shkelin, nuk i shpie asgjëkundi. Mungesa e afrimitetit të faktorit ndërkombëtar me Partinë Demokratike, këtu e ka zanafillën.

Lexo edhe :  Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

Ambasadorët nuk mund të aprovojnë dhe mbështesin deklaratat e sajuara dhe përçmimin që tregojnë drejtuesit e PD-së kur është fjala për zhvillimin dhe integrimin e vendit në familjen e madhe europiane. Ata tanimë janë mësuar me Berishën, ndaj dhe nuk u bën shumë përshtypje ligjërimi i tij, akuzat e tij, dhe mohimi i çdo arritje që ka bërë vendi në 12 vitet e fundit. Nuk ndodh kurrë, në asnjë vend demokratik europian, që një parti politike, dhe një kryetar i përjetshëm i saj, të flasin keq për vendin e tyre, të ngrenë alarme boshe, dhe të njollosin këdo që ka vënë “një tullë” në progresin dhe arritjet e vendit. Duke qenë i vetëdijshëm për gjithçka flet dhe deklaron, ndoshta Berisha është po aq i vetëdijshëm, edhe për humbjet elektorale të partisë tij. Kjo po i ndodh edhe me zgjedhjet e 11 Majit.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV