Lapaj miting në Lezhë: Kanë 34 vite që ju kanë lënë pa ujë, pa fëmijët, pa ilaçe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, nga Lezha, aty ku ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 maji ironizoi partitë kundërshtare.

Sipas Lapajt, ‘Shqipëria Bëhet’ sjell një program konkret, me fokus të drejtpërdrejtë në ekonomi.

‘Shikoni modelet dhe krahasojini, çfarë kemi përballë, një politikë që program të vetin ka kukumjaçka, këneta, timoni, tepsia, miu, zhapiku, çamçakëzi, nga këto historitë e tallavasë që ka 34 vite që i ka lënë shqiptarët pa ujë te shtëpi, pa fëmijët, me rroga më të ulëta, pa ilaçe.

Ndërkohë ne kemi një program të qartë që në thelb ka ekonominë! Ne flasim për halle, zgjidhje, themi çfarë do të bëjmë që në këtë vend të fillojë të ketë ekonomi, të ketë fabrika, të ketë vende pune, që rinia të mos iki, por të rrijë dhe të kthehet në vatrat tona’, tha ai.

Ai ka deklaruar se koalicioni që ai përfaqëson është një lëvizje e madhe që ka për qëllim transformimin e vendit.

‘Ne nuk jemi përfaqësues i interesave të vogla, ne jemi ata që duam ndryshimin për të jetuar në vatrat tona, kundër atyre që kanë marrë peng atdheun. Kjo është një betejë e vështirë, por jo e pamundur. Kur e nisëm këtë rrugë, motra, vëllezër, nëna, baballarë, ishim një grusht djemsh dhe vajzash që kishin një ëndërr, demokratizimin e atdheut, e ndër të cilët tham dhe votën e diasporës, të gjithë na thoshin nuk e bëni dot, sepse nuk keni numra, sepse ata kanë mandatë në parlament, a është fakt sot se diaspora po voton, a ja dolëm? Kështu do t’ja dalim në çdo gjë.

Gjithçka në fillim nis me pak, por diferencën mes atyre që bëjnë ndryshimet e mëdha dhe atyre që nuk ua dalin është fakti i qëndrueshmërisë, ne jemi të vendosur dhe nuk po ndalemi, nuk do ndalemi deri sa ta realizojmë’, tha ai. m.p.

Të fundit

Telefonata me Trump, Zelensky: Do ta mbrojmë qiellin tonë së bashku me SHBA

Presidenti i SHBA dhe ai ukrainas zhvilluan një bisedë telefonike, që u cilësua si mjaft e rëndësishme nga zyra...

PD kërkesë në KQZ, akuza: Ku i kemi materialet filmike?

Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të...

Plazhi i Spilles mbulohet nga mjegulla e dendur, pushuesit vijojnë plazhin

Plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe nga një erë e fortë. Në foto shihen qartë...

Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 në qytetin e Korçës, ku një i mitur me spektrin autik ka...

Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, të përfshira 3 automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ‘Shkodër-Lezhë’, ku janë përfshirë tre automjete. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se...

Lajme të tjera

Web TV