Hetimi i krimeve zgjedhore/ 44 kallëzime penale për parregullsi, 20 procedime të hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve.

Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, burimet e kallëzimeve janë të ndryshme: në 19 raste ato janë bërë nga policia gjyqësore, në 9 raste nga SPAK, në 6 raste nga subjekte politike, 8 janë nisur kryesisht dhe 2 nga qytetarë.

Disa nga shifrat kryesore përfshijnë:

-Fieri me 5 kallëzime dhe po kaq procedime penale të regjistruara.

-Dibra me 9 kallëzime, por vetëm një procedim të hapur deri tani.

-Tirana me 7 kallëzime, ndërsa hetimet për to janë në proces verifikimi.

Nga 44 kallëzimet, janë regjistruar 20 procedime penale që po hetohen në disa prej prokurorive më të mëdha të vendit:

-Fier: 5 procedime (për vepra si cenimi i zgjedhjeve të lira dhe përdorimi i pasurisë për blerje votash)

-Elbasan: 4 procedime (përfshirë dhe akuza të tjera si moszbatimi i urdhrave të ligjshëm dhe fshehje të sendeve)

Sarandë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës, Korçë, Vlorë, Durrës, Dibër: me 1-2 procedime secila, kryesisht për “përdorim të funksionit publik për fushatë” dhe “korrupsion zgjedhor”.

Një kallëzim i Prokurorisë Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier i janë dërguar për kompetencë SPAK-ut, ndërsa pjesa tjetër e dosjeve ndodhet ende në fazën e verifikimit.

Autoritetet thonë se do të vijojnë ndjekjen e çdo rasti që cenon integritetin e procesit zgjedhor dhe nënvizojnë se bashkëpunimi me qytetarët dhe institucionet është thelbësor për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme./E.S

Të fundit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i...

Bombardimet e Izraelit vrasin këshilltarin e lartë të Khameneit, Irani hakmerret

Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm...

E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare, viktima nënë e dy fëmijëve

Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare,...

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane në veprim për të ndalur...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

Lajme të tjera

Web TV