10% e të pasurve të botës përgjegjës për rritjen e temperaturës globale që nga viti 1990

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri i botuar në revistën Nature Climate Change tregon se 10% më të pasurit e planetit janë përgjegjës për rreth 65% të rritjes së temperaturës globale që nga viti 1990. Ndërkohë, vendet dhe komunitetet më të varfra vuajnë pasojat më të rënda të krizës klimatike, përfshirë valët e të nxehtit dhe përmbytjet ekstreme.

“Studimi ynë tregon se ndikimet klimatike ekstreme nuk janë pasojë e emetimeve globale në përgjithësi, por lidhen drejtpërdrejt me stilin e jetesës dhe zgjedhjet e investimeve – të cilat nga ana tjetër janë të lidhura ngushtë me pasurinë,” tha Sarah Schöngart, autorja kryesore e studimit.

Sipas të dhënave, në vitin 2020 temperatura mesatare globale ishte 0.61°C më e lartë se në vitin 1990. Nga kjo rritje:

10% më të pasurit (me të ardhura mbi 42,980 euro në vit) janë përgjegjës për 65% të emetimeve që shkaktuan këtë rritje.

1% më i pasur (me të ardhura mbi 147,200 € në vit) kontribuoi në 20% të ngrohjes.

0.1% më i pasur (me të ardhura mbi 537,770 € në vit) është përgjegjës për 8% të rritjes.

“Ndotësit e pasur luajnë një rol kyç në ngjarjet ekstreme klimatike,” shtoi Schöngart, duke theksuar se këto gjetje përbëjnë një argument të fortë për politika klimatike që fokusohen në uljen e emetimeve nga të pasurit.

Ndërkohë, vendet e varfra – shumica pranë ekuatorit – janë më të ekspozuara ndaj pasojave ekstreme klimatike, si rritje e temperaturave, thatësira dhe përmbytje.

Për më tepër, gratë dhe vajzat janë ndër grupet më të prekura, sipas organizatës Climate Refugees. Ato përbëjnë 80% të popullsisë së zhvendosur globalisht për shkak të motit ekstrem. Kriza klimatike, sipas Save The Children, po thellon modelet ekzistuese të diskriminimit dhe dhunës ndaj grave.

Lexo edhe :  Mos i hidhni kot/ Ushqimet që mund t’i hani edhe pas datës së skadimit

“Ndryshimi i klimës po kontrollon gjithçka. Është koha të flasim për kompensime,” tha Amali Tower, themeluese e Climate Refugees, në një intervistë për Marie Claire Greece./E.Ç

Të fundit

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, pas...

Mero Baze: A duhet ta lavdëroj Këlliçin që po mbron Veliajn?

MERO BAZE - Belind Këlliçi pretendon se Erion Veliaj është arrestuar për arsye politike, pas protestave të tij para Bashkisë, dhe pas “detyrimit” të...

Lajme të tjera

Web TV