Profili i plotë: Kush është Robert Francis Prevos, amerikani i parë Papë i Vatikanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vatikani zgjodhi pasditen e kësaj të enjte Papën e ri. Pasardhësi i të ndjerit Pap Françesku që ndërroi jetë muajin e kaluar është Robert Francis Prevost, emri papnor i të cilit është Leoni XIV.

Kardinali Prevos është 69-vjeç dhe ka lindur në Çikago ) më 14 shtator 1955. Ai tashmë shihet si një reformator i Papa Françeskut, i cili në vitin 2014 çoi të drejtonte dioqezën e Çiklajos në Peru. Ai u pëlqye aq shumë nga besimtarët atje, saqë në vitin 2015 mori shtetësinë peruane.

Ai e drejtoi atë dioqezë deri në vitin 2023, kur Françesku e solli në Romë për të qenë kreu i Dikasterit të fuqishëm të Vatikanit për Ipeshkvijtë, përgjegjës për verifikimin e nominimeve për klerin e lartë në të gjithë botën.

Prevost ishte gjithashtu president i Komisionit Papnor për Amerikën Latine, një punë që e mbante në kontakt të rregullt me ​​hierarkinë katolike në një rajon të botës që ende numëron më shumë katolikë.

Edhe pse ai mbajti një profil të ulët në Romë, ai ishte pjesë e një prej reformave më të rëndësishme të ndërmarra nga Françesku: shtimi i tre grave në bllokun votues që vendos se cilët nominime për peshkopë t’i paraqiten Papës.

Përpara zgjedhjes së tij, mendohej se rinia e tij relativisht e re mund të llogaritej kundër tij, sepse kardinalët nuk do të donin të zgjidhnin një Papë, mbretërimi i të cilit mund të zgjaste për dy dekada ose më shumë.

Këto shqetësime u hodhën poshtë me sa duket nga shumica e zgjedhësve kardinalë, të cilët i kanë dhënë Kishës Katolike Papën e parë nga SHBA-ja, një ndryshim historik.

Por, cilat janë kontributet e deritanishme të Papës së ri, Leno XIV si kardinal:

Në vitin 1977 Robert Francis Prevost hyri në noviciatin e Urdhrit të Shën Agustinit (OSA), në provincën e Zojës së Këshillit të Mirë, në Saint Louis. Më 29 gusht 1981 bëri kushtet e përjetshme. Studioi në Bashkimin Teologjik Katolik, në Çikago, ku u diplomua në teologji.

Në moshën 27-vjeçare u dërgua nga Urdhri në Romë për të studiuar drejtësinë kanonike në Universitetin Papnor të Shën Tomës së Akuinit, (Angelicum). U shugurua meshtar më 19 qershor 1982, pasi mori diplomën në vitin 1984, për t’u dërguar në misionin e Chulucanas, në Piura, Peru (1985-1986).

Lexo edhe :  Analiza: Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

Në vitin 1987 mori titullin e doktorit me temën: “Roli i eprorit vendas të Urdhrit të Shën Agustinit”. Në të njëjtin vit u zgjodh drejtor i thirrjeve dhe drejtor i misioneve të Provincës Augustiniane “Nëna e Këshillit të Mirë” në Olympia Fields, Illinois (SHBA). Në vitin 1988 u dërgua në misionin Trujillo si drejtor i projektit të formimit të përbashkët për dëshirtarët Augustinianë të Vicariates të Chulucanas, Iquitos dhe Apurímac. Aty qe epror i bashkësive (1988-1992), drejtor i formimit (1988-1998) dhe mësues i meshtarëve që kishin bërë kushtet (1992-1998). Në Kryedioqezën e Trujillo-s ishte vikar gjyqësor (1989-1998), profesor i së drejtës kanonike, patristike dhe moralit, në Seminarin e Madh “Shën Karli dhe Shën Marçeli”.

Në vitin 1999 u zgjodh epror provincial i Provincës “Nëna e Këshillit të Mirë (Chicago). Pas dy vjetësh e gjysmë, Kapitulli i Përgjithshëm i Zakonshëm e zgjodhi Epror të Përgjithshëm, detyrë që Urdhri ia besoi përsëri në Kapitullin e Përgjithshëm të Zakonshëm të vitit 2007. Në tetor 2013 u kthye në provincën e tij (Chicago) për të mësuar meshtarët me kushte dhe për të kryer detyrën e famullitarit provincial; detyrë që e kreu derisa Papa Françesku e emëroi, më 3 nëntor 2014, administrator apostolik të Dioqezës së Chiclayo (Peru), duke e lartuar në dinjitetin ipeshkvnor të ipeshkvit titullar të Dioqezës së Sufarit.

Më 7 nëntor mori drejtimin kanonik të dioqezës, në prani të nuncit apostolik, James Patrick Green; u shugurua ipeshkëv më 12 dhjetor, në festën e Zojës së Guadalupes, në katedralen e dioqezës së tij. Është ipeshkëv i Chiclayo që nga 26 shtatori 2015. Nga marsi 2018, është nënkryetar i dytë i Konferencës së Ipeshkvijve Peruanë. Më 2019 Papa Françesku e pati emëruar anëtar të Kongregatës për Klerin dhe më 2020, anëtar të Kongregatës për Ipeshkvijtë. m.p.

Të fundit

Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës...

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Lajme të tjera

Web TV