Shtatzënë për herë të tretë, Rihanna në pritje të binjakëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbrëmjen e madhe të Met Gala 2025, këngëtarja e njohur Rihanna dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë.

Me barkun e rrumbullakosur ajo u bë qendër e vëmendjes së eventit që bëri bashkë shumë yje të Hollywood-it. Megjithatë shumë spekulime janë ngritur e kjo për shkak të asaj që Rihanna tha në tapetin blu. Në momentin që nisën të binin disa pika shi, ajo u pyet nëse kishte marrë një çadër me vete, (umbrella, referuar dhe titullit të një kënge të saj). Përgjigja e këngëtares ishte se në fakt çadër kishte marrë me vete bashkëshorti i saj, reperi A$AP Rocky. Ajo vazhdoi duke thënë se kishte marrë me vete në event fëmijët.

“Fëmijë/ fëmijët?! Çfarë tha Rihanna, fëmijë apo fëmijë? Mos ndoshta Rihanna është shtatzënë me binjakë dhe këtë gjë e ka zbuluar padashur?”, ishin pyetjet që u ngritën. Kaq mjaftonte që një numër i madh ndjekësish të ngrinin spekulimet se Rihanna do të sjellë në jetë binjakë. Rihanna dhe A$AP janë prindër të dy djemve, RZA 2vjeç dhe Riot 1 vjeç. Këngëtarja ka shprehur gjithmonë dëshirën që të jetë nënë e një vajze.

Në një intervistë ekskluzive për Harper’s Bazaar, Rihanna ka ndarë detaje të veçanta mbi jetën e saj si nënë dhe personalitetet e kundërta të djemve të saj, RZA dhe Riot. Këngëtarja, e cila së fundmi festoi 37-vjetorin, tregoi se RZA, dy vjeç, është një fëmijë empatik dhe i ndjeshëm, i dashuruar pas muzikës, librave dhe ujit, ndërsa Riot, një vjeç, është i plotë me energji dhe shpërthen në këngë që në mëngjes. Ajo e quajti Riot “alarmin e saj të mëngjesit”, duke shtuar se fëmijët shpesh preferojnë partnerin e saj, ASAP Rocky, si babanë më të dashur./E.Ç

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV