Rusia i përgjigjet Perëndimit për armëpushimin dhe sanksionet: Nuk na trembni dot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu përgjigj me ironi paralajmërimeve të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Mertz nga Kievi, të cilët kërcënuan me “sanksione të ashpra” ndaj Rusisë nëse kjo e fundit nuk pranon propozimin për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë.

“Jemi mësuar me sanksionet. Tashmë e dimë mirë çfarë do të bëjmë pas shpalljes së tyre dhe si t’i minimizojmë pasojat,” u shpreh Peskov gjatë një interviste për kanalin televiziv rus Rossiya 1.

Sipas tij, është “humbje kohe” të besohet se Rusia mund të frikësohet apo të ndikohet nga masa të reja ndëshkuese ekonomike të Perëndimit.

Peskov komentoi gjithashtu edhe reagimin e vendeve evropiane pas paradës së 9 Majit në Moskë, të njohur si Dita e Fitores mbi Nazizmin.

“Evropianët janë të irrituar nga ajo që ndodhi të premten në Moskë. Janë të shqetësuar përballë mbështetjes së gjerë ndërkombëtare që pati Dita e Fitores,” tha ai, duke nënvizuar sipas tij përkrahjen globale për qëndrimin e Rusisë. m.p.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV