Vendimi i Bankës së Shqipërisë, ekspertët: Shqiptarët tani do stepen për të blerë shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kredia për shtëpi në 2024 arriti në vlera rekord, teksa më shumë qytetar iu drejtuan bankave për hua.

Por vendosja e një tavani për këtë sektor nga ana e Bankës së Shqipërisë, mund të sjellë një stepje të individëve për të marrë hua sipas ekspertëve të tregut.

“Të gjithë blerësit e rinj për apartamentin e parë priren që të marrin 100% të kredisë. Besoj që në aspektin psikologjik kjo do i step në vendimmarrje do vazhdojnë të qëndrojnë në pozicion pritës dhe për arsye të analizës financiare që bën banka. Besoj që 85% është vlerë e arsyeshme për një qytetar që do blejë pronë”, Skënder Tare-ekspert i pasurive të paluajtshme.

Në 2024 vrulli në blerjen e pronave vijoi, ndërsa në 54.9 miliardë lekë ose thënë ndryshe 545 milionë euro arriti kredia e re për blerje banesash.

“Ndoshta në 2025 ka pasur një rënie të interesit, sepse qytetarët priren të presin ndryshime apo reflektime me qeverinë e re,por dhe procesin e rivlerësimit”, tha ai.

Por si e shohin ekspertët paralajmërimin e FMN për një kujdes në sektorin e kredive për prona. “Gjithë ky treg shitet nëpërmjet kreditimit nuk e shoh si problem, por si avantazh sepse është një formalizim ekonomie dhe qarkullim më i mirë dhe stabilizim çmimesh”, deklaroi Tare.

Jo vetëm në lekë por edhe në valutë është vendosur një tavan për ata individë që do të blejnë banesa me kredi. m.p.

Të fundit

GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve edhe Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen...

I mungon vetëm një lojtar, Guardiola e gjen te Barcelona për 80 mln euro

Pas largimit përfundimtar të Kyle Walker dhe mungesës së besimit te mbrojtësit e djathtë aktual që ka në ekip, Pep Guardiola duket se e...

Dy makina përplasen në Dimal, plagosen dy fëmijë të mitur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Dimal. Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur Parku i qytetit,...

Merr flakë mjeti në autostradën Lushnje-Fier

Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti tip Ford është djegur totalisht ndonëse...

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të...

Lajme të tjera

Web TV